Integrimi Evropian

Ministri Çollaku flet për zgjerimin e BE-së dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit

9 Mars, 2016

Prishtinë, 9 mars 2016 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku, ishte panlist për të debatuar për zgjerimin e BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konferenca “Zgjerimi i BE-së kah Ballkani: Si na sheh Evropa?” në përbërje të panelit kishte përfaqësues të shoqërsë civile nga Kosova dhe Think Tank ndërkombëtarë, dhe u organizua nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Në këtë konferencë që i dedikohet procesit të zgjerimit të BE-së në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal, ministri Çollaku nënvizoi rëndësinë e zgjërimit të BE-së si instrument adekuat për të pasur një raport më të afërt ndërmjet vendeve kandidate dhe shteteve anëtarëve të BE-së. Më tej gjatë diskutimit në panel, Ministri Çollaku theksoi se ‘vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranojnë se zgjerimi tashmë është i bazuar në çasjën \’strikt dhe fer’, që do të thotë se procesi është më kompleks, më rigoroz dhe më i paparashikueshëm se më parë. Në anën tjetër, BE-ja duhet të ruaj dinamikën e procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe vendeve tjera në bazë të arritjeve objektive në reforma dhe jo vetëm nga këndvështrimi politik. Kosova nuk duhet të jetë as viktimë e krizës së refugjatëve, apo faktit që nuk paraqet ndonjë rrezik gjeopolitik për BE-në. Kosova duhet të vlerësohet në bazë të përkushtimit të treguar, dhe përmbushjes së kritereve teknike. Hapi i parë, dhe urgjent në këtë drejtim liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës’.

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *