Në punimet e Forumit marrin pjesë zyrtarët më të lartë të Sllovenisë në krye me kryetarin Danilo Turk, shumica e ministrave të punëve të jashtme të shteteve të Ballkanit dhe përfaqësuesit e organizatave te ndryshme prestigjioze ndërkombëtare.
Ministri Beqaj do të merr pjesë në panelin “Besimi në Ballkan” në të cilin do të flasin edhe ministrat punëve të jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kroacisë dhe Maqedonisë.
Ministri Beqaj do të ketë takime të ndara me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë, Nikolaj Mladenov, Kroacisë, Gordan Jandrokoviq dhe Sllovenisë, Samjuel Zhbogar.
Ndryshe gjatë katër viteve të fundit, Forumi Strategjik i Bledit është shfaqur si një mbledhje të rëndësishme vjetore e mendimtarëve të mëdha nga sfera e politikës, industrisë, si dhe akademikë nga Europa, Europa Juglindore dhe më gjerë.
Me titullin “Outlook globale për dekadën e ardhshme”, Forumi i Bledit do të trajtojë disa nga sfidat kryesore të dekadës.
Last modified: 17 Gusht, 2022