Ferizaj, 4 prill 2014 – Ministria e Integrimit Evropian në kuadër të fushatës informative për procesin e Liberalizimit të Vizave, sot mbajti takimin e radhës qytetarët e Komunës së Ferizajt me të cilët u diskutua më në detaje për procesin dhe kriteret që Kosova duhet përmbushur për Liberalizim të Vizave. Organizimi i këtyre takimeve informative realizohet në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë.
Në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave takimet kanë filluar me komunën e Mitrovicës, për të vazhduar me Komunën e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe takimi i sotëm i radhës ishte në Komunën e Ferizajt.
Qëllimi i kqtyre takimeve është që t’u ofrohet mundësia qytetarëve të informohen drejtëpërdrejt dhe të komunikojnë me panelistët të cilët janë zyrtarë që drejtëpërdrjetë janë të përfshirë dhe të informuar për detajet rreth procesit të Liberalizimit të Vizave dhe temave përkatëse si migrimi jo i rregullt dhe riintegrimi i përsonave të riatdhesuar.
Në panelin e sotëm për të komunikuar me qytëtarët z. Sefedin Kuçi nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se: “Qytetarët duhet që bashkërisht të aktivizohen kundër dukurisa sa migrimit jo ta rregullt, dukuri kjo shuma e rrazikshme dhe aspak e lehta as par ata që e ndermarrin “.
Ndërsa, z. Hilmi Mustafa nga Zyra për Integrim Evropian nga komuna e Ferizajt, shtoi se: “Komuna e Ferizajt, që nga viti 2011 ka në funksion zyrën për Integrim Evropian si dhe zyrën për riintegrim të përsonave të riatdhesuar dhe që nga ajo kohë është përkujdesur për të zbatuar përgjegjsëistë për integrimin në shoqëri të rikthyerve”.
Zt. Artan Duraku nga Zyra për Koordinim dhe Integrim Evropian nga Ministria e Punëve të Brendshme tha se: “të gjithë qytetarët duhet të vetedijsohen se migrimi jo i rregullt është një dukuri shumë e rrezikshme dhe asnjë qytetar nuk ja vlen që të ndërmarr këtë hap. Si qytetarë, në proces e siper të liberalizimit të vizave, ne duhet të punojmë së bashku që të përmbushin kriteret që dalin nga udhërrëfyesi, dhe ta parandalojmë migrimin jo të rregullt që demton këtë proces”.
Ndërsa përfaqësuesi nga Shoqëria Civile, respektivisht, Iniciativa për Progres, z. Alban Haliti tha se: “Fushata të tilla si kjo duhet të organizohen në mënyrë intensive që qytetarët e çdo komune të jenë sa më shumë të informuar që migrimi jo i rregullt nuk ja vlen, e që mbetet ende një sfidë shumë e madhe për shtetin tonë, dhe dëmton rëndë gjitha proceset Zhvillimore të republikës së Kosovës dhe atë të integrimit Evropian”.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/migrimi-i-parregullt-demton-procesin-e-liberalizimit-te-vizave-per-kosoven/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/migrimi-i-parregullt-demton-procesin-e-liberalizimit-te-vizave-per-kosoven/ […]