Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Lansohet projekti ”Lufta kundër homofobisë dhe transfobisë”

15 Maj, 2014

Prishtinë  15 05 2014 – Në Prishtinë është lansuar edhe zyrtarisht projekti i binjakëzimit të BE-së “Lufta kundër homofobisë dhe transfobisë”,  i cili i paraprinë shënimit të Ditës Ndërkombëtare kundër këtyre dy dukurive. Në këtë takim ishin të pranishëm zyrtarë nga Bashkimi Evropianë,  zyrtarë të institucioneve vendore, si dhe Instituti austriak Ludwig Boltzmann për të Drejtat e Njeriut dhe Instituti Kombëtar finlandez për Shëndetësi dhe Mirëqenie.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij takimi ishte që pjesëmarrësve t´ju ofrohet një pasqyrë e këtij projekti dy-vjeçar, qasjes dhe aktiviteteve të planifikuara të projektit, si dhe të kërkohet bashkëpunimi dhe mbështetja e të gjithë akterëve relevantë në Kosovë për ta bërë projektin të suksesshëm.

Ministrja e Integrimit Evropian znj, Vlora Çitaku, ka përshëndetur këtë takim, duke deklaruar edhe njëherë qëndrimin e saj se është kundër çfarëdo forme diskriminimi të mundshëm të të gjitha grupeve të margjinalizuara të shoqërisë sonë.

“Si shoqëri kemi borxh të mos bëjmë diçka që ne na është bërë. Kultura të ndryshme të botës janë shpeshherë ndoshta edhe skeptike për të drejtat që komuniteti LGBT i kërkon. Këto të drejta që unë mendoj janë njerëzore, kërkohen edhe në vendin tonë. Shpesh herë, njerëz anekënd botës edhe në Kosovë nuk e duan të vërtetën kur ajo është e komplikuar apo edhe nuk duan të debatojnë një çështje me vite. Më duhet të them se kjo çështje nuk ka të bëjë me individin, me një grup të caktuar apo vetëm me institucione”, ka pohuar ajo.

Ndër të tjera ministrja Çitaku ka sqaruar  se mbrojtja e të drejtave të njeriut, respektimi i ligjit, shprehjet jo diskriminuese janë parime të shoqërisë që do të garantojnë një jetë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ajo ka rikujtuar se Republika e Kosovës ka dëshmuar një qasje pozitive për ndërtimin e politikave të barazisë, stimulimin e zgjidhjeve të cilat e sigurojnë dhe promovojnë diversitetin dhe krijimin e atmosferës së barazisë për të gjithë qytetarët e saj. “Kosova është një ndër vendet e para në rajon e cila në vitin 2004 ka hartuar dhe miratuar ligjin kundër diskriminimit.

Promovimi i barazisë dhe ndalesa për diskriminim janë ngritur në nivelin më të lartë në legjislacionin e Republikës së Kosovës. Dhe në Mbledhje e fundit besoj jeni të informuar Qeveria ka miratuar me disa plotësime “Ligjin Kundër Diskriminimit” posaçërisht në zgjidhjen e rasteve diskriminuese”, ka thënë ministrja Çitaku.

Në fund të fjalës së saj ministrja e Integrimit Vlora Çitaku, ka potencuar se të bashkuar në diversitet, pa dallim përkatësie nacionale, religjioze, pa dallim kulture apo pozite gjeografike, pa dallim orientimi seksual, janë disa vlera që i tejkalojnë të gjitha këto, e këto vlera, sipas saj, janë demokracia, liria dhe barazia, vlera këto që e mbajnë Evropën të bashkuar.

“Kosova i ka përqafuar këto vlera, dhe jo vetëm qe janë konkretizuar në dokumente siç është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por kanë filluar të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë, kanë filluar të bëhen pjesë e jona dhe si pjesë e Evropës”, ka përfunduar ministrja Çitaku.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

7 Responses to " Lansohet projekti ”Lufta kundër homofobisë dhe transfobisë” "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-projekti-lufta-kunder-homofobise-dhe-transfobise/ […]

  2. 주식선물 thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-projekti-lufta-kunder-homofobise-dhe-transfobise/ […]

  3. I’m excited to find this page. I need to to thank you for your time just for this wonderful read!!
    I definitely appreciated every bit of it and i also have you saved as a favorite to look at new stuff on your blog.

  4. I’m impressed, I have to admit. Rarely do I come across a
    blog that’s both educative and entertaining, and let me tell you, you have hit the
    nail on the head. The problem is something that not enough men and women are speaking intelligently about.
    Now i’m very happy that I found this in my search for something
    concerning this.

  5. Valuable info. Lucky me I discovered your website accidentally, and I’m
    shocked why this twist of fate did not took place in advance!

    I bookmarked it.

  6. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-projekti-lufta-kunder-homofobise-dhe-transfobise/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-projekti-lufta-kunder-homofobise-dhe-transfobise/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *