Intervistë e Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha për të përditshmen franceze l’Opinion (Opinioni), me gazetarin Jean-Dominique Merchet.
Prishtina shpreson të integrohet në Bashkim Evropian deri më 2030
Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian ka ardhur javën e kaluar në Paris për ta mbrojtur kauzën e Kosovës.
Gjatë vizitës së saj në Francë javën e kaluar, Dhurata Hoxha, ministrja e Integrimit evropian e Kosovës, e ka takuar Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Laurent Nunez, për t’i adresuar çështjet e sigurisë dhe të migrimit. Nga ana tjetër, Amélie de Monthaclin, Sekretare e Shtetit për çështje evropiane nuk ka mundur ta pret homologen e saj.
Kosova do të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030? Kjo është në çdo rast ajo që e shpreson Dhurata Hoxha, ministrja kosovare e Integrimit evropian. Kjo grua e re, e arsimuar në Shtete të Bashkuara, ishte në një vizitë zyrtare në Paris javën e kaluar. “Rajoni ynë ka nevojë për BE-në”, i thotë ajo Opinionit, duke iu referuar Ballkanit perëndimor të cilin lufta e kishte tërbuar para veç 20 vitesh. Në pranverë të vitit 1999, NATO e bombardonte Serbinë për ta ndihmuar popullatën shqiptare të Kosovës, në atë kohë provincë e Serbisë. Rajoni u vendos më pas nën administrim ndërkombëtar, me Bernard Kushnerin si “guvernator” të Kosovës, para se vendi të bëhej zyrtarisht i pavarur në 2008. Kjo pavarësi nuk njihet ende nga Serbia dhe, si pengesë e rëndësishme në diskutimet me BE-në, nga pesë vende anëtare: Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia. Kaq për të thënë se rruga ende është e gjatë për një pranim në BE dhe që kosovarët duhet t’i largojnë disa dyshime…
Gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor, trokasin në portën e BE-së, ndërkohë që Sllovenia dhe Kroacia tashmë janë anëtare të plota. Dy nga këto shtete tashmë i kanë filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim: Mali i Zi dhe Serbia. Dy të tjera, Shqipëria dhe Maqedonia, zyrtarisht kandidate, dëshirojnë ta fillojnë të njëjtin proces, por ato duhet të presin ende pas bllokimit nga Franca (dhe Holanda) në Këshillin Evropian, në qershor 2018. Një vendim që i prek ato do të mund të vinte këtë vit, sidomos pas marrëveshjes së fundit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë mbi emrin e asaj republike të vogël që kontestohej nga Athina. Me statusin e tyre ndërkombëtar më të pasigurt, Kosova dhe Bosnja janë krejt në fund të listës së zgjerimit.
Euro pas zonës euro. Për Dhurata Hoxhën, BE-ja mbetet “shembulli më i mirë i një projekti të paqes”, por ajo është “një garancë për paqe” (“ankorim në paqe”) për shtetet e rajonit. “Ne kemi nevojë për BE-në për ta transformuar vendin tonë, shoqërinë tonë,” shton ajo, duke i përshkruar përpjekjet e qeverisë së saj në fushat e respektit të shtetit të së drejtës, pavarësinë e drejtësisë, mbrojtjen e minoriteteve ose promovimin e drejtave të grave.
Për Kosovën, sikurse për fqinjët e saj, ambicia për t’iu bashkuar një ditë BE-së dhe NATO-s është në zemër të strategjisë së tyre kombëtare.
Nëse kjo perspektivë do të mbyllej, fuqi të tjera do ta zënin vendin e BE-së: Rusia, Kina, Turqia ose vendet e Golfit. Ndërkohë që shumë evropianë – sidomos në Francë – janë kundërshtarë të një zgjerimi të ri, një çështje e rëndësishme gjeopolitike po luhet në Ballkan.
Ndër dosjet më të nxehta, është çështja e marrëdhënieve me Serbinë. Partizanë të një pajtimi, dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq arrijnë deri tek marrja parasysh e një shkëmbimi territorial, sidomos në veriun e Kosovës me shumicë serbe. Por kjo ka ngjallur kundërshtime të forta të brendshme në të dyja vendet.
Me Kosovën, një gjë është veç e rregulluar: valuta. Sikurse Mali i Zi, ky shtet e përdor euron si devizë nacionale, pa i takuar zonës euro. “Kjo na siguron një stabilitet makroekonomik”, shpjegon Dhurata Hoxha. Kosova mbetet megjithatë vendi më i varfër i rajonit, edhe pse me një rritje vjetore ndërmjet 3% e 4%. Ministrja nuk e lë pa u mburrur me disa start-up kosovare dhe taksën e rrafshët, në një vend ku rroga mesatare është ndërmjet 400 e 500 euro.
https://www.lopinion.fr/edition/international/kosovo-frappe-a-porte-l-ue-184094
Last modified: 5 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-troket-ne-deren-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-troket-ne-deren-e-be-se/ […]
you’re really a good webmaster. The web site loading speed is amazing. It seems that you are doing any unique trick. In addition, The contents are masterwork. you’ve done a wonderful job on this topic!
… [Trackback]
[…] There you will find 68141 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-troket-ne-deren-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-troket-ne-deren-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-troket-ne-deren-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 98752 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-troket-ne-deren-e-be-se/ […]
Very nice post. I just stumbled upon your weblog and wished
to say that I have truly enjoyed browsing your blog
posts. In any case I’ll be subscribing to your rss feed and I
hope you write again very soon!
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-troket-ne-deren-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-troket-ne-deren-e-be-se/ […]