Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve

25 Shtator, 2015

Në kuadër të Ditës Evropiane për Gjuhët, në ambientet e gjimnazit “ Sami Frashëri” drejtimi natyror dhe “Sami Frashëri II” drejtimi gjuhësor, Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic dhe Ramadan Ilazi, zëvëndës ministër në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, kanë mbajtur ligjeratë të ndërsjellë me nxënësit e një paraleleje turke dhe asaj shqipe.

Qëllimi i këtyre dy ligjeratave është që të rinjët të ndërgjegjësohen për rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve të njeri tjetrit, të promovojnë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të gjuhëve që fliten në Kosovë dhe në pjesën tjetër të Evropës.

Gjatë bisedës me nxënës, z.Mladenovic “ inkurajoj nxënësit që gjatë gjithë jetës së tyre, brenda dhe jashtë shkollës, të shfrytëzojnë çdo mundësi që të mësojnë sa më tepër gjuhë, të senzibilizohen dhe të tregojnë respekt për  gjuhët që fliten në Kosovë. Njohja e  gjuhëve zyrtare të Kosovës për ju mund të  jetë një përparësi”. Shiqoni  z.Ilazin “flet  shumë gjuhë  rrjedhshëm dhe padyshim se i  ka ndihmuar në karrierën e tij profesionale”.

Gjatë ligjëratës edhe zëvendësministri Ilazi pati një porosi të qartë për nxënësit: “Ju do të jeni liderët e ardhshëm në fusha të caktuara profesionale dhe pikërisht ju jeni ata që do t’i ndihmoni proceset në integrimin e Kosovës në BE. Njohja dhe aplikimi i gjuhëve evropiane është një vlerë përmes së cilës çdonjëri nga ju mund të përfitoj dhe njëkohësisht të  kontribuoj për promovimin e vendit në të gjitha sferat. Shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi parimet e paqes liberale dhe vlerave evropiane dhe rrjedhimisht ne duhet të forcojmë respektin për diversitetin kulturor” tha z.Ilazi.

Interesimi i  nxënësve ka qenë shumë i madh. Rreth 60 nxënës, gjatë gjithë kohës kanë parashtuar pyetje në të cilat iu janë përgjigjur komisioneri për gjuhët, Mladenovic dhe zv.ministri Ilazi.

************

Viti Evropian i Gjuhëve u shpall më 2011. U organizua bashkërisht nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, dhe meqë u tregua si një vit i sukseshëm dhe përfshiu milion njerës nga 45 vendet pjesëmarëse, Këshilli i Evropës deklaroi që 26 shtatori të jetë Dita Evropiane e Gjuhëve.

Kosova sivjet kremton këtë ditë për të dytën herë.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Last modified: 11 Gusht, 2022

5 Responses to " Kosova shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-evropiane-te-gjuheve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-evropiane-te-gjuheve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-evropiane-te-gjuheve/ […]

  4. soothing relaxation

    soothing relaxation

  5. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-evropiane-te-gjuheve/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *