Bruksel, 25 Shkurt 2016 – Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian (KE) mbajtën takimin e tyre vjetor për të diskutuar për transport, energji, klimë dhe zhvillim rajonal më 25 shkurt në Bruksel. Këto diskutime u mbajtën në kuadër të kornizës së Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA). Sa i përket mjedisit, Komisioni shprehu shqetësimin lidhur me progresin e pakët në këtë fushë që është aq e rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe cilësinë e jetesës së tyre.
Lidhur me klimën, Kosova ka mbetur që të nisë implementimin e legjislacionit të BE-së për të kufizuar ndryshimin klimatik dhe për të zbutur pasojat e tij. Është pajtuar se Kosova duhet të nisë implementimin e akteve nënligjore për monitorimin e gazrave serë.
Është diskutuar gjithashtu për zhvillimet e fundit legjislative dhe të politikave në fushën e transportit. Komisioni ka nënvizuar nevojën për të vazhduar me zhvillimin e projekteve që ndihmojnë krijimin e rrjetit thelbësor për Ballkanin Perëndimor. Të dyja palët u pajtuan për nevojën për të vazhduar me reformim, përfshirë këtu fuqizimin e pavarësisë dhe kapaciteteve të institucioneve rregullative, duke vazhduar reformat në sektorin hekurudhor dhe në përmirësimin e sigurisë rrugore. Komisioni ka nxitur Kosovën që të implementojë ligjin për shërbimet e navigacionit ajror.
Sa i përket energjisë, Komisioni ka theksuar nevojën për një strategji të re të energjisë, e cila duhet të përcaktojë qartë prioritetet e Kosovës në këtë sektor, përfshirë edhe planet për plotësimin e zotimeve ndërkombëtare, si dekomisionimin e TC Kosova A, rinovimin e TC Kosova B dhe implementimin e pakos së 3të të energjisë. Komisioni ka theksuar progresin e arritur në planin e Kosovës për të ndërtuar një termocentral të ri me djegie linjiti, mirëpo ka shprehur shqetësimin e tij se afati i fundit për mbylljen e TC Kosova A (fundi i vitit 2017) rrezikon të mos përmbushet.
Në fushën e zhvillimit rajonal janë identifikuar veprime përcjellëse.
Informata mbi historikun
Dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA) është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell reformat në Kosovë, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare, mbi të cilat veprime dakordohen bashkërisht.
Në këto takime sektoriale mbulohen shtatë fusha dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këto shtatë sektorë janë:
– Drejtësi, Liri dhe Siguri
– Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë
– Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim
– Treg i Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit
– Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri e Ushqimit
– Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal
– Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë
Periudha në mes të këtyre takimeve mundëson implementimin e rekomandimeve dhe veprimeve përcjellëse mbi të cilat është dakorduar. Konkluzionet nga këto takime janë publike dhe në dispozicion në uebfaqen e Zyrës së BE-së dhe http://www.mei-ks.net.
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-transport-mjedis-energji-klime-dhe-zhvillim-rajonal/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-transport-mjedis-energji-klime-dhe-zhvillim-rajonal/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-transport-mjedis-energji-klime-dhe-zhvillim-rajonal/ […]
Hi there, after reading this remarkable piece of writing i am too happy to share my experience here with friends.
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-transport-mjedis-energji-klime-dhe-zhvillim-rajonal/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-transport-mjedis-energji-klime-dhe-zhvillim-rajonal/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 54528 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-transport-mjedis-energji-klime-dhe-zhvillim-rajonal/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-transport-mjedis-energji-klime-dhe-zhvillim-rajonal/ […]