Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Komiteti Drejtues i Kornizës Investuese për Ballkanin Përëndimor

9 Dhjetor, 2014

Luksemburg, 9 dhjetor 2014 – Nën organizimin e Ministrisë Gjermane të Financave, Bankes Evropiane për Investime dhe Komisionit Evropian me 9 dhjetor është mbajtur takimi i XI i Komitetit Drejtues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkan Investment Framework – WBIF) në Luksemburg.

Gjatë takimit Komiteti Drejtues ka shqyrtuar dhe miratuar projektet e dorëzuara në kuadër të raundit XII të aplikimit, si dhe ka diskutuar evoluimin e më tutjeshëm të WBIF-it.

Në raundin e XII Kosova ka aplikuar me një projekt I cili është miratuar nga Komiteti Drejtues:

1. Mbikëqyrja e punimeve në rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 Fushë Kosovë – kufiri me Maqedoni (faza 1).

Linja hekurudhore 10 është linja e vetme ndërkombëtare e Kosovës, e cila poashtu lidh korridoret X dhe VIII. Linja është pjesë e rrjetit gjithëpërfshirë të SEETO-s dhe është linjë prioritare në kuadër të Strategjisë Kombëtarë Multi Modal të Transportit. Deri me tani nga fondet e WBIF janë ofruar 2.94 milion EURO për linjen hekurudhore 10.

Gjatë viteve të ardhshme, linja do të rehabilitohet në 3 faza:
(i)         Faza 1: Segmenti Fushë Kosovë – kufiri me Maqedoninë;
(ii)        Faza 2: Segmenti Fushë Kosovë – Mitrovicë; dhe
(iii)       Faza 3: Segmenti Mitrovicë- Serbian border.

Projekti do të përkrahet nga Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZh). Granti fillestar në vlerë prej €1,400,000 do të sigurohet nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor (EWBJF).

Kostoja totale e projektit për 3 segmente vlerësohet do të jetë 94.04 milion EURO.

Informatat e përgjithshme mbi Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)

Korniza Investuese për Ballkanit Perëndimor synon të përmirësoj bashkëpunimin dhe të ngrit kapacitet e financiare për investime që kontribuojnë në zhillimin socio-ekonomik dhe avancimin e procesit integrues të Ballkanit Perëndimor. Institucionet që kontribuojnë me resurse financiare në kuadër të kornizës janë: Komisioni Evropian, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investime, Banka Gjermane për Zhvillim, Banka Botërore si dhe donatorët bilateral.

Korniza fokusohet në sektorë kyç të ekonomive të Ballkanit Perëndimor përfshirë: energjinë, mjedisin, transportin, çështjet sociale si dhe zhvillimin e sektorit privat.

Deri më sot WBIF ka mbështet 144 projekte me €300 million grante dhe €2.7 miliardë kredi. Për më shumë informata rreth WBIF, mund të vizitoni faqen zyrtare të  WBIF-it: www.wbif.eu

Last modified: 12 Gusht, 2022

2 Responses to " Komiteti Drejtues i Kornizës Investuese për Ballkanin Përëndimor "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komiteti-drejtues-i-kornizes-investuese-per-ballkanin-perendimor/ […]

  2. stapelstein thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komiteti-drejtues-i-kornizes-investuese-per-ballkanin-perendimor/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *