Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Informimi mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian, periudha janar – qershor 2023

23 Gusht, 2023

Në mbledhjen e 156-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, informoi kabinetin qeveritar dhe publikun mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën janar – qershor 2023.

Përkushtimi ynë maksimal ndaj procesit të integrimit evropian, dëshmohet nga puna e zhvilluar dhe rezultatet e arritura në zbatimin e reformave.

PKIE përmban 242 masa. Deri në fund të qershorit më shumë se gjysma e masave janë zbatuar para afateve ose janë zbatim e sipër, pa vonesa. Pjesa tjetёr pёrballet me vonesa ose nuk kanё filluar sё zbatuari, meqё janё tё planifikuara pёr njё periudhё tё ardhme.

Më poshtë, prezantimi i plotë nga zëvendëskryeministri Bislimi:

I nderuar Kryeministër,

Të nderuara Zëvendëskryeministre,

Të nderuar Ministra,

Më lejoni të prezantoj sot tё arriturat nё zbatimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian (PKIE) 2023-2027 gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti. Si rregull, informimi do jetё nё baza tremujore, por kёsaj radhe raportimi 6 mujorёsh vie si rezultat i votimit mё tё vonshёm tё PKIE nga ana e deputetёve tё Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs.

Pra, ky raport prezanton gjetjet mbi zbatimin e këtij dokumenti deri më 30 qershor. Nëse ka pasur zhvillime pas datёs pёrmbyllёse tё raportimit, tё njejtat do të reflektohen në raportin për tremujorin e tretë të këtij viti.

PKIE përmban 242 masa. 88 prej tyre janё masa legjislative, nga tё cilat 27 janё projektligje kurse pjesa tjetёr apo 154 sosh pёrbёjnё masa zbatuese.

Deri në fund të qershorit janë zbatuar 43 masa nga tё cilat 17 janë zbatuar para afateve. Në zbatim e sipër, pa vonesa janё 119 masa. Pjesa tjetёr pёrballet me vonesa ose nuk kanё filluar sё zbatuari, meqё janё tё planifikuara pёr njё periudhё tё ardhme.

Tek pjesa e projektligjeve, nё periudhёn raportuese janё miratuar nga qeveria kёto projektligje:

 

  • PL për organizimin e tregut të përbashkët të produkteve bujqësore;
  • PL për plotësim-ndryshim e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë;
  • PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor;
  • PL për ndryshime klimatike.

Ndёrsa në hartim e sipër, ose me vonesa janë këto 12 projektligje:

  • PL për shërbimet e pagesave;
  • PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik;
  • Projekt-kodi për plotësim-ndryshimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë;
  • PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës;
  • PL për plotësim-ndryshim e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë
  • PL për plotësim-ndryshim e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;
  • PL për valën e tretë të racionalizimit të agjencive;
  • PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Bashkëpunim Ndër-komunal;
  • PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar;
  • PL për burimet e ripërtëritshme të energjisë;
  • PL për plotësim-ndryshim e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave;
  • PL për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore.

Në hartim e sipër dhe sipas dinamikёs sё planifikuar janё 11 projektligje tjera.

Në vijim më lejoni të përmbledh disa masa të tjera kyçe që kërkojnë vëmendjen tuaj tё shtuar:

  • Miratimi i koncept dokumentit për parandalimin e pastrimit të parave e luftimin e financimit të terrorizmit;
  • Funksionalizimi i bordit të mbikëqyrjes publike dhe inspektorëve për kontroll të cilësisë;
  • Miratimi i programit për pronësi industriale;
  • Miratimi i programit për bujqësi dhe zhvillim rural 2022-2027;
  • Miratimi i koncept dokumentit për rishikimin e politikave tatimore;
  • Miratimi i strategjisë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre;
  • Zhvillimi i kornizës se treguesve për të drejtat e njeriut;
  • Miratimi i koncept dokumentit për fushën e ujërave;
  • Miratimi i planit për avancimin e ndërmarrjeve agro-ushqimore;
  • Miratimi i planit shumëvjeçar i monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve të kafshëve;
  • Miratimi i koncept dokumentit për transportin e mallrave të rrezikshme;
  • Kryerja e studimit mbi modelet e financimit të masave të efiçiencës së energjisë në sektorin privat dhe atë rezidencial;
  • Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë në 88 ndërtesa publike në nivel lokal;
  • Publikimi i llogarive rajonale, në kapitullin e statistikave;
  • Publikimi i Bruto Produkti Vendor (BPV) përmes qasjes së të ardhurave
  • Integrimi i të dhënave të ekonomisë joformale në BPV;
  • Rritja e numrit të tabelave me të dhëna për Eurostat;
  • Pilotimi i planit për zbatimin e skemës së garantuar për të rinj;
  • Miratimi i strategjisë së punësimit dhe të tregut të punës 2022-2027;
  • Miratimi i profilit të zgjeruar të migrimit 2018-2022;
  • Miratimi i profilit të lehtë të migrimit 2022;
  • Miratimi i Strategjisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm 2022-2030;
  • Miratimi i dokumentit për politika tregtare.

Zbatimi sipas planit i masave tё pёrfshira nё PKIE kёrkon njё angazhim shtesё tё secilit prej jush.

Gjithashtu ju lus që ju dhe kabinetet e juaja të punoni ngushtё me Kuvendin, në veçanti me komisionet përkatëse të tij me synim që projektligjet e dorёzuara në Kuvend të miratohen qё nё fillim tё seancave tё sesionit vjeshtor.

Ju faleminderit.

Last modified: 24 Gusht, 2023

Comments are closed.