Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën me agjendën e saj Evropiane

25 Nëntor, 2013

Berlin, 25 Nëntor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka udhëtuar për një vizitë në Berlin për të u takuar me zyrtarë të lartë shtetërorë të qeverisë Gjermane.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministrja Çitaku u takua me Dr. Christoph HEUSGEN, Këshilltar për Politikë të Jashtme dhe Siguri në zyrën e Kancelares Gjermane. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin e arritur me agjendën Evropiane, fillimin e negociatave për MSA dhe procesin e liberalizmit të vizave. Poashtu, u diskutua vlerësimi pozitiv nga Komisioni Evropian për progresin e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se u është mirënjohëse të gjitha instancave të Qeverisë Gjermane për përkushtimin për ta ndihmuar Kosovën dhe se një pjesë e konsiderueshme e suksesit të Kosovës i takon edhe Gjermanisë, sepse pa këshillat dhe përkrahjen Gjermane nuk do të qëndronim këtu ku jemi tani. Ministrja poashtu potencoi se nisja e negociatave për MSA me BE-në e gjen Kosovën të gatshme sepse janë bërë përgatitjet e duhura nga të gjitha institicuionet e vendit. Ndërsa, për procesin e liberalizimit të vizave, Ministrja Çitaku e njoftoi Z. Heusgen për rrjedhën e plotësimit të kritereve dhe rekomandimeve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, dhe theksoi rëndësinë për një përkrahje të shtuar në këtë proces.

Nga ana e tij Z. Heusgen përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përgatitjet e bëra për fillimin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Si dhe përkushtimin e tyre në adresimin e kritereve dhe rekomandimeve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ai bëri të qartë se Qeveria Gjermane do të mbështetë fuqishëm Kosovën për ndërtimin e institucioneve të qëndrushme dhe demokratike që njëkohësisht do ti kontribuonin vendit në plotësimin e kritereve për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Në takimin me Drejtorin Politikë të divizionit për BE-në dhe KOR, në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme Dr. Hans-Dieter LUCAS temë ishte perspektiva e Kosovës dhe mbështetja Gjermane. Më në detaje u diskutua për zhvillimet e fundit në vendin tonë ku me theks të veçantë u potencua kredibiliteti që ka fituar Kosova me qasjen pozitive ndaj normalizimit të raporteve me Serbinë, plotësimi i kritereve dhe fillimi i negociatave për nënshkrim të MSA-së me BE-në. Me këtë rast Z. Lucas tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona është shumë i mirë dhe jemi shumë të interesuar që të ketë rritje edhe më të madhe si në aspektin ekonomik poashtu edhe në atë social. Gjithashtu, progresin që Kosova ka arritur ta realizoj nëpërmjet reformave, normalizimit të marrëdhënjeve me Serbinë dhe plotësimit të kritereve për procesin e integrimit Evropian janë një arsye shtesë për të mbështetur këtë momentum në mënyrë që Kosova të pozicionohet sa më lartë, dhe të plasohet aty ku i takon në raport me aspiratat për integrim në familjen Evropiane.

Takimin e radhës, Ministrja Çitaku e realizoi me z. Ernst Reichel, Drejtor i Divizionit  për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet anëtare të EFTA, në ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme. Me këtë rast u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin e arritur me agjendën Evropiane, zhvillimin e demokracisë në vend dhe forcimin e institucioneve. Z. Reichel me këtë rast potencoi se Qeveria Gjermane i mbetet besnike premtimit për ta mbështetur Kosovën në çdo sferë, sepse Kosova po tregohet të jetë një shembull i suksesit si shtet funksional dhe demokratik. “Gjermania do të vazhdojë përkrahjen për rrugën Evropiane të Kosovës sidomos kur merret parasysh fakti se Kosova ka dëshmuar një përkushtim të madh të luajë një rol shumë konstruktiv për zhvillimet pozitive në rajon.” Tha Z. Reichel.

Në vazhdën e takimeve të sotme,  Ministrja Çitaku u takua edhe me Z. Bodo WEBER, analist politik, anëtar i bordit drejtues në Këshillin e Politikave për Demokratizim dhe njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit perëndimor. Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përspektivën e gjithë rajonit. Z. Weber, nga këndi i formësuesve të opinioneve potencoi se Kosova ka bërë lëvizjë shumë të qëlluara duke shfaqur interesim dhe përkushtim për tu përfshirë në dialog me Serbinë dhe në këtë mënyrë ka arritur të fitojë përkrahje ndërkombëtare. Njëkohësisht, Kosova me sukses është duke shkuar drejt integrimit të komunave veriore në sisitemin qeverisës të republikës së Kosovës.

Nesër, Ministrja Çitaku do të marrë pjesë në Forumin për Politika të Jashtme, i cili mbahet për herë të tretë me radhë në Berlin, për të diskutuar për çështjet kryesore të politikës së jashtme Gjermane dhe Evropiane, ku pjesëmarrës janë Ministra të shteteve të ndryshme, formësues të opinioneve dhe të rinj Evropianë.

Last modified: 15 Gusht, 2022

6 Responses to " Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën me agjendën e saj Evropiane "

  1. turners outdoor thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-vazhdon-te-mbeshtese-kosoven-me-agjenden-e-saj-evropiane/ […]

  2. 트론코인 thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-vazhdon-te-mbeshtese-kosoven-me-agjenden-e-saj-evropiane/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-vazhdon-te-mbeshtese-kosoven-me-agjenden-e-saj-evropiane/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-vazhdon-te-mbeshtese-kosoven-me-agjenden-e-saj-evropiane/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-vazhdon-te-mbeshtese-kosoven-me-agjenden-e-saj-evropiane/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-vazhdon-te-mbeshtese-kosoven-me-agjenden-e-saj-evropiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *