Prishtinë, 28 janar 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Angelika Viets, me të cilën ndër të tjera kanë biseduar për prioritetet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit në Bashkim Evropian.
Me këtë rast, ministri Çollaku ka falemnderuar ambasadoren Viets për ndihmën e deritanishme dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Kosova dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë marrëdhënie të mira dypalëshe, ndërsa në kontekstin e integrimeve evropiane kemi përkrahje të plotë nga Qeveria e Gjermanisë për çka edhe falenderoj ambasadoren Viets. Kosova mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj në rrugën drejt BE-së dhe presim që të njëjtin përkushtim ta tregojë edhe BE-ja në qasjen ndaj Kosovës. Në raport me MSA-në , ne kemi përfunduar negociatat dhe kemi bërë parafimin e atij dokumenti të cilin presim ta nënshkruajmë gjatë këtij viti. Ndërsa lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, Kosova është në fazën përfundimtare të përmbushjës së kritereve të përcaktuara nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave dhe me plotë të drejtë presim që Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së të marrin një vendim të merituar për Kosovën dhe qytetarët tanë” tha ministri Çollaku.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-mbeshtet-kosoven-ne-procesin-e-integrimit-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-mbeshtet-kosoven-ne-procesin-e-integrimit-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-mbeshtet-kosoven-ne-procesin-e-integrimit-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 34271 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-mbeshtet-kosoven-ne-procesin-e-integrimit-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-mbeshtet-kosoven-ne-procesin-e-integrimit-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermania-mbeshtet-kosoven-ne-procesin-e-integrimit-ne-be/ […]