Integrimi Evropian

Estonia përkrah Kosovën për liberalizim në Këshillin e Ministrave, thekson Ministrja Hoxha

17 Nëntor, 2018

Talin, 17 Nëntor 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Estoni, ka pasur takim dhe drekë pune me z. Mart Nutt, shef i grupit parlamentar të miqësisë Kosovë-Estoni, dhe me këtë rast, mikpritësi u zotua se ashtu siç Estonia ofroi përkrahje në Parlamentin Evropian me vota unanime, do të ofroj përkrahje edhe në Këshillin e Ministrave.

Ministrja Hoxha e falënderoi Z. Nutt, duke shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe marrjen e përvojave në procesin integrues duke theksuar se vendet mike si Estonia, janë vlerë e veçantë e shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe kështu, presim që Këshilli i Ministrave t’i japë fund izolimit dhe miratoj lëvizjen e lirë. Ne jemi të lumtur me miqësinë që ofron Estonia dhe përkrahjen në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se është shumë e nderuar nga takimet e deritashme zyrtare dhe përkrahja që mori për liberalizim.

Z. Mart Nutt, shef i grupit parlamentar të miqësisë Kosovë-Estoni, në Parlamentin estonez, theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave, për vlerat e përbashkëta dhe miqësia e dy popujve, e nxitur nga e kaluara e vështirë por me synime të integrimit me vlerat euro-atlantike.

Ai vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës dhe ritheksoi se ashtu siç votat e euro deputetëve estonezë në Parlamentin Evropian ishin unanime për liberalizim, ashtu do të jetë edhe vota pozitive e Estonisë në Këshillin e Ministrave.

 

Last modified: 8 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *