Integrimi Evropian

Delegacioni i Kosovës vazhdon takimet me përfaqësues të lartë të BE-së në Bruksel

19 Nëntor, 2015

Bruksel, 19 nëntor 2015 – Edhe sot kanë vazhduar takimet e delegacionit kosovarë, pjesë e të cilit është ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takime të ndara  me presidentin e Komisionit Evropian z. Jean Claude Juncker dhe komisionerin për Punë të Brendshme z. Dimitris Avramopulos.

Palët kanë diskutuar për të gjitha çështjet e rëndësishme të interesit të përbashkët duke përfshirë zhvillimet aktuale në BE, situatën aktuale në Kosovë dhe sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Temë kryesore e takimeve ishte diskutimi dhe dakordimi lidhur me hapat e fundit procedural të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *