TAIEX dhe Twinning
Twinning është instrument i Bashkimit Evropian për bashkëpunim institucional ndërmjet administratave publike të Shteteve Anëtare të BE-së dhe shteteve përfituese ose partnere.
Projektet e binjakëzimit bashkojnë ekspertizën e sektorit publik nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shteteve përfituese me synimin e arritjes së rezultateve konkrete.
Binjakëzimi synon të ofrojë mbështetje për transpozimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së (acquis) duke ndërtuar kapacitetet e administratave publike të shteteve përfituese gjatë tërë procesit të anëtarësimit. Binjakëzimi përpiqet të ndajë praktikat e mira të zhvilluara brenda BE-së me administratat publike përfituese dhe të nxisë marrëdhënie afatgjata midis administratave të shteteve ekzistuese dhe të ardhshme të BE-së.
Administrata e institucionit përfitues në një projekt ka staf të mjaftueshëm dhe kapacitet absorbues për të punuar me një institucion të Shtetit Anëtar që ka strukturë dhe mandat të ngjashëm. Vendi përfitues duhet të mobilizojë stafin, të demonstrojë përkushtim dhe pronësi të qëndrueshme dhe të marrë parasysh ndryshimet dhe praktikat më të mira në një mënyrë të qëndrueshme. Binjakëzimi është angazhim i përbashkët, jo instrument i njëanshëm i asistencës teknike.
Projektet e binjakëzimit zbatohen me qëllim që të arrihen rezultate të detyrueshme. Ato zakonisht artikulohen në komponenta që korrespondojnë me rezultatet e pritura dhe parashohin një sërë aktivitetesh, duke përfshirë seminare, sesione trajnimi, misione ekspertësh, vizita studimore, praktika dhe këshillim.