IPA rajonale
Programet me shumë përfitues në kuadër të IPA-s ofrojnë ndihmë financiare të BE-së për projekte që kërkojnë bashkëpunim ndërmjet disa vendeve përfituese (sikurse janë strukturat rajonale, rrjetet e ekspertëve ose nëpunësve civilë) ose për të trajtuar çështje të natyrës ndërkufitare. Ndihma përfshin:
- Bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare (ku përfshihet edhe pjesa që mbulon kontributin e BE-së në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor);
- Dialogu dhe zhvillimi i shoqërisë civile;
- Projektet arsimore;
- Projektet për të ndihmuar përfituesit të përmbushin kërkesat për anëtarësim në BE dhe të përafrojnë standardet e tyre me BE-në.
Programet me shumë përfitues plotësojnë programet kombëtare individuale duke u fokusuar në aspektet rajonale dhe duke ndihmuar vendet të mësojnë nga përvoja e njëri-tjetrit. Për më shumë: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/enlargement-policy/overview-instrument-pre-accession-assistance_en.