Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Aprovohen në Kuvend dy projektligje të rëndësishme për procesin integrues

18 Tetor, 2018

Prishtinë, 18 Tetor 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratimin të projektligjit për ratifikimin e Plotësim-ndryshimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 në mes Kosovës dhe BE-së si dhe Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të projektit për bashkëpunim zhvillimor KSV/019 asistenca teknike në kontekst të integrimit evropian (2018-2022).

Pas paraqitjes së ekspozeve nga ana e Ministres Hoxha dhe debatit, dy projektligjet u miratuan.

Marrëveshja financiare për IPA 2015, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2016, theksoi Ministrja Hoxha, ka pasur nevojë për plotësim-ndryshim për të modifikuar një nga mënyrat e zbatimit të projekteve. Bëhet fjalë për fushën e punëve të brendshme, ku projekti që përkrah këtë fushë. Kjo bëhet me qëllim që të mundësohet realizimi më i suksesshëm, sikurse është identifikuar nga ana e Zyrës së BE-së në Kosovë si autoritet kontraktues. Të gjitha dispozitat e tjera të kësaj marrëveshjeje kanë mbetur siç kanë qenë.

Ndërsa në Ekspozenë rreth Shqyrtimit të projektligjit nr. 06/L-078 për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Luksemburgut për bashkëpunim zhvillimor KSV/019 asistenca teknike në kontekst të integrimit evropian (2018-2022), Ministrja Dhurata Hoxha theksoi qëllimin e marrëveshjes bilaterale që i kontribuon procesit të integrimit.

“Marrëveshja do të mbështesë kapacitetet për të përafruar legjislacionin tonë me atë të BE dhe zbatuar obligimet që dalin nga procesi i Stabilizim Asociimit në këto 9 fusha prioritare: lëvizja e lirë e mallrave, e drejta e themelimit dhe lëvizja e lirë e shërbimeve, prokurimi publik, e drejta e kompanive, pronësia intelektuale, politikat e konkurrencës, siguria e ushqimit, gjyqësori dhe të drejtat fundamentale, drejtësia, liria, dhe siguria dhe administrata publike”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se granti ka vlerë prej 2 milion euro për 4 vite dhe përfshin programe trajnimi, asistencë me ekspertizë të jashtme, analizë të politikave dhe shkëmbim të përvojave, Ministria e Integrimit merr pjesë me një bashkëfinancim prej 100,000 euro.

Last modified: 8 Gusht, 2022

7 Responses to " Aprovohen në Kuvend dy projektligje të rëndësishme për procesin integrues "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 3779 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/aprovohen-ne-kuvend-dy-projektligje-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]

  2. naakte tieten thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/aprovohen-ne-kuvend-dy-projektligje-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]

  3. หวย LSM99 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/aprovohen-ne-kuvend-dy-projektligje-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/aprovohen-ne-kuvend-dy-projektligje-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Here you will find 113 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/aprovohen-ne-kuvend-dy-projektligje-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/aprovohen-ne-kuvend-dy-projektligje-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *