Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajnë takimin e gjashtë të nën-komitetit të MSA-së për bujqësinë, peshkimin dhe sigurinë ushqimore

12 Maj, 2022

12 maj 2022 – Përfaqësuesit e Kosovës dhe Komisioni Evropian u takuan në mënyrë virtuale për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, produkteve të përpunuara bujqësore, zhvillimit rural, peshkimit, sigurisë ushqimore, si dhe në çështjet veterinare dhe fitosanitare. Diskutimi u mbajt në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016. Diskutimi mbuloi një gamë të gjerë temash, të cilat përfshijnë zhvillimet e politikave, legjislacionit dhe zbatimit në bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë, forcimin e kontrolleve të importeve për ushqime dhe kafshë, sistematizimin e futjes së të dhënave në bazën e të dhënave për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, përdorimin e tokës dhe konsolidimin e tokës, statistikat e importeve dhe eksporteve bujqësore, bujqësinë organike, si dhe performancën e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Bujqësia dhe siguria ushqimore kanë përfituar nga asistenca e konsiderueshme e BE-së deri më tani, veçanërisht përmes kontributeve të BE-së për zhvillimin rural dhe sigurinë ushqimore.   Gjatë takimit u rikujtua se standardet e BE-së duhet të zbatohen në praktikë në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, regjistrimin e kafshëve, praktikat e rritjes së ushqimit, përpunimin e ushqimit, etiketim dhe tregti. Një numër i organeve të kontrollit janë të përfshirë në garantimin e këtyre standardeve, nga zyrtarët e shëndetësisë tek inspektorët, veterinerët dhe laboratorët. Këto janë krijuar pjesërisht në Kosovë me qëllimin për të siguruar zbatimin e standardeve të BE-së, dhe duhet të përforcohen.  Në këtë drejtim është mirëpritur kalimi i inspektorëve veterinarë nga komunat në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Qeveria ka miratuar një numër ligjesh relevante, si dhe Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028, por këto akte të reja legjislative duhet ende të miratohen nga Kuvendi.   Duhet të vazhdojnë përpjekjet për regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe për vendosjen e sistemeve të informacionit bujqësor.

Përafrimi me standardet e BE-së për zhvillimin e peshkimit dhe akuakulturës, mund të sjellë edhe mundësi komerciale, vende pune dhe burime të rëndësishëm të të hyrave për komunitetet rurale.

Informata për MSA

  • Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) është korniza për BE-në dhe administratën e Kosovës për të diskutuar çështje teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizimit dhe Asociimit, si dhe Nën-Komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.
  • Secili takim i nën-komitetit monitoron dhe shoqëron realizimet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces.
  • Janë shtatë fusha të mbuluara përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve përkatëse: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimi i Klimës dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
  • Dy fusha të tjera, të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme, janë reforma në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
  • Takimet e Komitetit dhe nën-Komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve të mëvonshme të dakorduara.

 

Last modified: 5 Gusht, 2022

10 Responses to " Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajnë takimin e gjashtë të nën-komitetit të MSA-së për bujqësinë, peshkimin dhe sigurinë ushqimore "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 84263 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-gjashte-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  2. gate io thotë:

    I may need your help. I’ve been doing research on gate io recently, and I’ve tried a lot of different things. Later, I read your article, and I think your way of writing has given me some innovative ideas, thank you very much.

  3. Very nice post. I just stumbled upon your blog and wanted to say that I’ve really enjoyed browsing your blog posts. In any case I’ll be subscribing to your feed and I hope you write again soon!

  4. … [Trackback]

    […] Here you can find 50052 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-gjashte-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you will find 55597 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-gjashte-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  6. … [Trackback]

    […] There you can find 71853 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-gjashte-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  7. blote tieten thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 70069 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-gjashte-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  8. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-gjashte-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  9. BAU thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-gjashte-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  10. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-gjashte-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *