Thirrja për propozime për parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj fëmijëve e hapur deri më 24 prill
Në kuadër të Programit të BE-së “Citizens, Equality, Rights and Value – CERV” (“Qytetarët, Barazia, Të Drejtat dhe Vlerat”) është hapur thirrja Daphne për parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj fëmijëve.
Thirrja është e ndarë në katër prioritete dhe synon financimin e projekteve që do të:
- mbështesin zhvillimin e veprimeve të integruara në shkallë të gjerë për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe për të arritur ndryshime afatgjata dhe strukturore me një mbulim të gjerë gjeografik;
- mbrojnë dhe mbështesin viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore, përfshirë fëmijët;
- parandalojnë dhunën me bazë gjinore, në sferën familjare, në marrëdhëniet intime dhe në internet, duke përfshirë veprimet që shënjestrojnë kryesit;
- bëjnë që sistemet e integruara të mbrojtjes së fëmijëve të funksionojnë në praktikë.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është data 24 prill 2024.
Për informata më të detajuara në lidhje me kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe prioritetet tematike, palët e interesuara inkurajohen të vizitojnë Portalin zyrtar të Financimit dhe Tenderëve të BE-së: https://shorturl.at/ejCMR
Thirrja Daphne është pjesë e Programit CERV, instrument i BE-së i krijuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat themelore, barazinë dhe sundimin e ligjit. Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në CERV në dhjetor të vitit 2023.