Instrumenti i Para-anëtarësimit (IPA)
Instrumenti për Ndihmën e Para-anëtarësimit (IPA) është mekanizmi me të cilin BE-ja mbështet reformat e shteteve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së, me ndihmë financiare dhe teknike që nga viti 2007. Fondet e IPA-s rrisin kapacitetet e përfituesve gjatë gjithë procesit të anëtarësimit, duke synuar përmirësimin e gjendjes në këto shtete.
Për periudhën 2007-2013, IPA I kishte buxhet prej 11.5 miliardë eurosh, ndërsa për periudhën 2014-2020 IPA II kishte buxhet prej 12.8 miliardë eurosh. Për periudhën e zbatimit të IPA III (2021-2027), BE-ja ka planifikuar 14.2 miliardë euro.