Divizioni për Monitorim dhe Raportim
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Monitorim dhe Raportim janë:
1.1. Hartimi i metodologjisë së përgjithshme sa i përket monitorimit dhe raportimit dhe bashkëpunimit për zhvillim të BE-së dhe donatorëve të tjerë;
1.2. Koordinimi i procesit të monitorimit dhe raportimit mbi punën e strukturave të koordinimit të donatorëve, në bashkëpunim me Divizionin për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit dhe Divizionin për Zhvillim Ekonomik dhe Social;
1.3. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave dhe sistemit informativ në lidhje me koordinimin e donatorëve;
1.4. Ofrimi i mbështetjes për zhvillimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve, lidhur me procesin e koordinimit të bashkëpunimit për zhvillim.
- Udhëheqësi i Divizionit për Monitorim dhe Raportim i raporton Drejtorit të Zyrës.
- Numri i të punësuarve në Divizionin për Monitorim dhe Raportim është tre (3).