Prishtinë, 16 korrik. 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku dhe Ambasadori Austriak në Kosovë Johann Brieger mbajtën një conference të përbashkët për të ju drejtuar opinionit me informata shtesë kundër Migrimit Ilegal dhe rreziqeve që pasojnë nga ky udhëtim.
Me këtë rast u diskutua edhe për 18 përsonat e riatdhesuar nga Austria këtyre ditëve të fundit në Republikën e Kosovës dhe, persona të tjerë do të riatdhesohen ditëve dhe javëve në vijim. Ndonëse se statistikat e eurostatit nga vitet e kaluara kanë treguar një ulje të numrit të azil kërkuesve nga Kosova në vendet e BE-së, numri i qytetarëve të Kosovës që vazhdojnë të kërkojnë azil mbetet ende i lartë, tha Ministrja Çitaku.
Ministrja vazhdoi për të thënë se trendi në rritje është vërejtur gjatë muajve të fundit pas nënshkrimit dhe implementimit për levizje të lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ne e kemi thënë edhe më heret se jemi te vetëdijshëm se azili dhe migrimi illegal jane pasojë e gjendjes së vështirë në të cilën jetojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, mirëpo përkundër vështirësive përkundër sfidave dhe problemeve që kemi në shtetin tonë të ri azili nuk është më opsion për qytetarët tanë, kushdo që mësyn Evropën me idenë se mund të përfitoj nga azili ekonomik, politik apo ndonjë forme tjetër do të kthehet prapa në Republikën e Kosovës. Ne tashmë kemi nënshkruar marrëveshje për ripranim me shumicën e vendeve anëtare të BE-së, dhe për më tepër ne njëanshëm kemi miratuar ligjin për ripranim dhe çdo shtetas i Republikës së Kosovës që gjendet ilegalisht në vendet e BE-së do të kthehet mrapa.
Ministrja poashtu tha se “kam kërkuar edhe nga EULEX-i që ti bashkohet Policisë dhe Prokurorisë Kosovare në mënyrë që të luftohen rrjetet kriminale të cilat po shfrytëzojnë gjendjen e rëndë të qytetarëve tanë dhe po u ofrojnë premtime të rreme se gjoja mund të përfitojnë nga azili. Këta qytetarë janë viktima të këtyre rrjeteve te cilat kanë karakter rajonal dhe ndërkombtarë dhe i sigurojmë qytetarët e Kosovës se po punojmë shumë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave në mënyrë që edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të BE-së, por poashtu më duhet të them se liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje të përhershmë qendrimi e as leje pune, është thjesht një mundësi më shume, është lehtësim për ata qytetarë të cilët dëshirojnë të shkojnë të udhëtojnë e të vizitojnë familjarët e tyre si dhe udhëtojnë për qëllime biznesi.
Ne do të bëjmë pjesën tonë të punës dhe ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë besim se ne do të përmbushim detyrimet tona, njëkohësisht i bëjmë ftesë organeve të rendit që sa më shpejt të arrestojnë rrjetet kriminale të cilat tani më janë identifikuar dhe janë në fazat finale të hetimit.
Ministrja Çitaku poashtu falemnderoi Ambasadorin Briger dhe Republikën e Austrisë për mbështetjen e ofruar deri më tani dhe vazhdon të jap për Kosovën në procesin e Integrimit Evropian dhe në veçanti me liberalizimin e vizave. Poashtu, kjo paraqitje e jona e përbashkët këtu është një demonstrim i një përkushtimit të përbashkët për ta parë Kosovën sa më parë dhe sa më afër familjes së Bashkimit Evropian.
Naga ana e tij Ambasadori Austriak në Kosovë z. Johann Brieger I bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bijnë pre e premtimeve të rreme të trafikantëve se do të gjejnë punë. Trafikantëve që nxisin qytetarët për të marrë këtë rrugë të shtrejtë dhe të rrezikshme për të migruar drejt Austrisë janë vetëm duke i mashtruar qytetarët dhe duke ju marrë shuma të larta për këtë udhëtim, që në të njejtën kohë këto janë të holla të humbura.
Ambasadori vazhdoi për të thënë se Austria e konsideron Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimorë si vende te sigurta dhe kërkesa për azil do të refuzohet. Ne të njejtën kohë, ai shtoi se procedurat për azil do të trajtohen brensda një jave dhe dhe vendimet do të jenë negative, që do të thotë se kthimi mbrapa do të jetë i menjëhershëm dhe refuzimi për një udhëtim të ri në mënyrë të rregullt do të vlejë për 18 muaj por edhe mund të shqipothen edhe masa më afatgjate të ndalimit të hyrjes për tërë zonën e shengenit, por edhe do të pasoj gjoba monetare që kapë vlerën deri në 7.500 euro.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kerkesa-per-azil-ne-zonen-shengen-do-te-refuzohet-kosova-dhe-vendet-tjera-te-ballkanit-perendimore-konsiderohen-si-vende-te-sigurta/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 85154 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kerkesa-per-azil-ne-zonen-shengen-do-te-refuzohet-kosova-dhe-vendet-tjera-te-ballkanit-perendimore-konsiderohen-si-vende-te-sigurta/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kerkesa-per-azil-ne-zonen-shengen-do-te-refuzohet-kosova-dhe-vendet-tjera-te-ballkanit-perendimore-konsiderohen-si-vende-te-sigurta/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kerkesa-per-azil-ne-zonen-shengen-do-te-refuzohet-kosova-dhe-vendet-tjera-te-ballkanit-perendimore-konsiderohen-si-vende-te-sigurta/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kerkesa-per-azil-ne-zonen-shengen-do-te-refuzohet-kosova-dhe-vendet-tjera-te-ballkanit-perendimore-konsiderohen-si-vende-te-sigurta/ […]