Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Prezantimi i Strategjisë së Vendit për Bashkëpunim Zhvillimor të USAID-it për Kosovën

18 Shtator, 2013

Prishtinë, 18 shtator 2013 – Ministrja Çitaku morri pjesë në hapjen e prezantimit të Strategjisë së Vendit për Bashkëpunim Zhvillimor të USAID-it për Kosovën.

Fjalimi i  plotë i Ministres gjatë takimit:

E nderuara zn. Shauket,
Të nderuar pjesëmarrës,

Është kënaqësi për mua që sot ta bëj hapjen e prezantimit të Strategjisë së Vendit për Bashkëpunim Zhvillimor të USAID-it për Kosovën, e cila mbulon asistencën zhvillimore për Kosovën për periudhën 2014-2018.

Qeveria amerikane, nëpërmjet asistencës së dhënë nga USAID-i, ka ndihmuar fuqishëm Kosovën që prej pasluftës e deri më tani. Si vend, SHBA-të paraqesin donatorin më të madh në Kosovë, ndërsa asistenca e dhënë nga SHBA barazohet me shumën e dhënë nga Bashkimi Evropian. Nga mesatarja vjetore prej mbi 200 milionë euro të dhëna nga të gjithë donatorët, 30% e tyre vijnë nga qeveria amerikane nëpërmjet USAID-it. Prandaj, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për vazhdimin e ofrimit të asistencës shumë të nevojshme dhe të çmuar për vendin tonë përkundër krizës globale financiare që e ka kapluar botën viteve te fundit. Përmbushja e nevojave të Kosovës për asistencë të jashtme nuk është e lehtë. Nevojat e sotme të Kosovës i tejkalojnë kapacitetet e saj për t’i financuar të gjitha nevojat e saj, prandaj ne kemi nevojë për ndihmën tuaj ndihmë teknike, profesionale dhe financiare.

Dëshiroj të theksoj me këtë rast se, përkundër një asistence të tillë që jepet nga donatorët e jashtëm, ekziston nevoja për rritjen e efektivitetit të asistencës, shmangien e duplifikimit të projekteve dhe po ashtu, rritjen e qëndrueshmërisë së projekteve. Për këtë qëllim, MIE, bashkë me institucionet tjera qendrore, është duke synuar krijimin e një sistemi të unifikuar dhe koheziv të planifikimit në nivel shtetëror, për të mundësuar një bazë për orientimin e resurseve shtetërore dhe të donatorëve të jashtëm në zbatimin e politikave dhe reformave të cilat mundësojnë përparimin e vendit si në kuptimin e zhvillimit, ashtu dhe të afrimit dhe integrimit me Bashkimin Evropian, që paraqet vizionin tonë për 10 vitet e ardhshme.

Para së gjithash, një sistem i tillë do të zhvillohet duke rritur kapacitetet njerëzore të institucioneve të Kosovës dhe njëkohësisht duke rritur koordinimin e brendshëm ndër-institucional dhe me donatorët dhe me palët e interesit. Qëllimi përfundimtar i kësaj është që të rritet pronësia e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi asistencën e jashtme në Kosovë. Ne konsiderojmë se këtë do ta realizojmë nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore, dhe, në të njëjtën kohë duke rritur partneritetin me donatorët.

Me këtë rast, dëshiroj të kujtoj se Ministria e Integrimit Evropian, si bartëse e koordinimit të donatorëve, ka fuqizuar kapacitetet e saj të brendshme për koordinimin e asistencës së jashtme, e njëkohësisht ka fuqizuar edhe bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne tani kemi nënshkruar edhe marrëveshjet e para për bashkëpunim me donatorët dhe jemi në negociata për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja me disa donatorë të tjerë. Përveç kësaj, ne jemi duke rritur intensitetin e komunikimit me të gjithë donatorët, dhe jemi duke organizuar takime të strukturuara për diskutimin e përkrahjes nga donatorët. Këto takime janë zhvilluar kryesisht në kuadër të strukturave ekzistuese për koordinimin e donatorëve, siç janë Grupet Punuese Sektoriale për koordinimin e donatorëve dhe Grupet Punuese Nënsektoriale. MIE në vazhdimësi do të organizojë edhe punëtori dhe takime të tjera në nivelin qendror dhe lokal, për të zhvilluar dhe rritur bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës, donatorëve të jashtëm dhe akterëve të tjerë.

Më lejoni të theksoj gjithashtu që asistenca e çmuar që ofrohet nga Qeveria Amerikane ka një rëndësi shumë të madhe për Qeverinë e Kosovës, dhe prandaj, shprehim gatishmërinë tonë për të ofruar partneritet të plotë dhe zotohemi të punojmë intensivisht në përmirësimin e koordinimit ndërmjet nesh dhe në rritjen e pronësisë institucionale.

Ju falënderoj për vëmendje.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

12 Responses to " Prezantimi i Strategjisë së Vendit për Bashkëpunim Zhvillimor të USAID-it për Kosovën "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  2. superkaya88 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  4. mars og strain thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you will find 32807 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  7. Relex smile thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  8. w69 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  9. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  10. cardetaling thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  11. OBENGBET thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

  12. … [Trackback]

    […] Here you can find 43239 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantimi-i-strategjise-se-vendit-per-bashkepunim-zhvillimor-te-usaid-it-per-kosoven/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *