Gjatë kësaj jave, në datat 7 dhe 8 shkurt, u mbajt konferenca rajonale “Formësimi i agjendës për barrën administrative në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmes Zyrës për Planifikim Strategjik, Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane nëpërmjet projektit të bashkëfinancuar dhe të zbatuar nga GIZ në Kosovë dhe OECD/SIGMA.
Kjo konferencë, që mbahet për herë të parë në Prishtinë për Ballkanin Perëndimor, u fokusua në zvogëlimin e barrës administrative dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarë dhe biznese.
Pjesëmarrës ishin zyrtarë qeveritarë nga niveli politik dhe stafi civil, përfaqësues të institucioneve, ekspertë ndërkombëtarë nga rajoni dhe bota, ekspertë vendorë, përfaqësues të partnerëve zhvillimorë dhe instituteve të ndryshme ndërkombëtare, shoqërisë civile, sektorit privat dhe zyrtarë publikë të Kosovës. Konferenca mundësoi këmbimin e përvojave, ideve dhe metodave për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative.
Qeveria e Republikës së Kosovës tregoi përkushtimin e saj për thellim të bashkëpunimit dhe konfirmoi se kjo konferencë ka sjellë një ndihmë të çmuar në rrugën e administratës publike në shërbim të plotë të qytetarëve.
Last modified: 13 Shkurt, 2024