Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kusht kyç për liberalizimin e vizave, mbetet vetëm demarkacioni

9 Mars, 2018

Prishtinë, 9 Mars 2018 – Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, përmes një letre publike, por më pastaj edhe përmes konferencës për media, ka paraqitur opinion për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

Opsioni i prezantuar, jo vetëm se nuk bazohet në fakte dhe realitetin e krijuar politik dhe ligjor, por në fakt nuk është opsion fare, pasi që propozon thjesht humbje kohe përmes konferencave, simpoziumeve dhe debateve teorike, në një kohë kur qytetarët presin vendosmëri dhe marrje të përgjegjësisë prej deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës – dhe në veçanti të atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qytetarët e Kosovës, nuk kanë nevojë për konferenca dhe diskutime teorike, por për vendime shtetërore për të siguruar lëvizje të lirë të tyre. Letra publike e z. Kurti, në rastin më të keq është e bazuar mbi qëllime ditore politike, ndërsa në rastin më të mirë, mungesë e njohurisë për procesin e liberalizimit të vizave.

Në qershor 2012, Kosova ka pranuar 94 kritere në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Deri më sot, Kosova ka përmbushur 92 nga këto. Kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe të shkruara nga Komisioni Evropian, në propozimin ligjor për liberalizimin e vizave në maj 2016 ku kërkohen: Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe Përforcimi i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Angazhimi i kujtdo me tema të rëndësishme për gjetjen e zgjidhjeve për demarkacionin edhe për çështje tjera është i mirëseardhur. Vetëm komunikimi i hapur mund të jetë produktiv. Por ndihmesa më e mirë bëhet me vepra, e jo me prolongim të diskutimeve në pafundësi duke u bërë pengesë të vendimeve. Edhe më pak përmes dezinformimit të publikut për kriteret për liberalizimin e vizave.

Demarkacioni i takon institucioneve, dhe në ketë rast Kuvendit, dhe këtu edhe secilit përfaqësues e partie politike. Debati është konsumuar dhe të gjitha janë bërë, tash është kohë e vendimit. Kjo çështje është në tavolinë nga viti 2015. Rihapja e këtij diskutimi, krijon vonesë në liberalizim, dhe pengesa të panumërta në procesin integrues. Për më keq, rrezikon marrëdhëniet me një fqinj që ka bërë gjithçka të mundur për të akomoduar kërkesat tona.

Te pjesa e përforcimit të luftimit korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk ka hapësirë për të interpretuar se çfarë do të thotë ky kriter.

Interpretimet e gabueshme janë të dëmshme sepse krijojnë huti edhe ata që duhet të bëjnë punën e tyre, e në këtë rast nuk janë Qeveria e Kuvendi, po janë institucionet e pavarura të drejtësisë. Qeveria dhe Kuvendi i kanë kryer obligimet sa i përket kësaj fushe – është krijuar një mjedis ligjor në përputhje me standardet Evropiane dhe kemi ofruar resurset financiare për sistemin e drejtësisë. Besojmë njëkohësisht, që edhe institucionet e drejtësisë kanë bërë një punë të mirë e cila do të vlerësohet pozitivisht nga vetë Komisioni Evropian. Komisioni Evropian është i informuar në detaje për çdo zhvillim në kuadër të përmbushjes së këtij kriteri, dhe fjalën e fundit do ta ketë ky institucion.

Nënvizojmë që ndërlidhja e dy kritereve për liberalizim vizave, respektivisht demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e dëmshme, dhe jo në interes të Kosovës. Ne duhet të përmbushim këto kritere pa i ndërlidhur në mes vete këto në diskurs publik se çfarë do të ndodhë nëse njërin e përmbushim e tjetrin jo. Të dy kriteret duhet përmbushur. Është kaq thjesht. Vlerësimi i jonë është që për qëllime të liberalizimit të vizave, kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është i përmbushur. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm që lufta kundër kësaj dukurie duhet intensifikuar edhe më shumë, pasi që progresi në këtë fushë është fillimisht në interes të qytetareve tonë, dhe më pastaj të Bashkimit Evropian.

Rruga përpara është e qartë. Ratifikimi i demarkacionit duhet të ndodh sa më shpejt. Kjo do të hap rrugë për të shembur muret e izolimit për qytetaret e Kosovës. Çfarëdo shtyrje e ratifikimit të demarkacionit do të shtyn Kosovën drejt izolimit të mëtutjeshëm jo vetëm nga Bashkimi Evropian, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Opsioni i prezantuar sot, nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, përmes një letre publike, nuk është opsion fare, është thjesht humbje kohe përmes konferencave, simpoziumeve dhe debateve teorike, në një kohë kur qytetarët presin vendosmëri dhe marrje të përgjegjësisë prej deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës – dhe të atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fund, Ministria e Integrimit Evropian i bën ftesë publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të zëmë trenin e fundit për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne veçanti i bëhet thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bashkohen konsensusit politik të të gjitha partive politike për një qellim shtetëror dhe qytetar që tejkalon interesat e ngushta të cilësdo partie apo individi.

Last modified: 9 Gusht, 2022

10 Responses to " Kusht kyç për liberalizimin e vizave, mbetet vetëm demarkacioni "

  1. Spot on with this write-up, I actually suppose this web site wants way more consideration. I?ll probably be again to read much more, thanks for that info.

  2. cool gift tips thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kusht-kyc-per-liberalizimin-e-vizave-mbetet-vetem-demarkacioni/ […]

  3. 789club thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 28218 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kusht-kyc-per-liberalizimin-e-vizave-mbetet-vetem-demarkacioni/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kusht-kyc-per-liberalizimin-e-vizave-mbetet-vetem-demarkacioni/ […]

  5. fuckgirl thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kusht-kyc-per-liberalizimin-e-vizave-mbetet-vetem-demarkacioni/ […]

  6. 1 thotë:

    wp-comments-post.php

  7. … [Trackback]

    […] There you will find 50136 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kusht-kyc-per-liberalizimin-e-vizave-mbetet-vetem-demarkacioni/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *