Prishtinë, 11 mars 2016
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve për liberalizimin e vizave, tha se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e KE-së.
“Kam kënaqësinë sot, por edhe me përgjegjësi mund të them se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kërkesat dhe rekomandimet sa i përket liberalizimit të vizave. Po ashtu, kam kënaqësinë që të konstatoj se me këtë munden edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të realizojnë të drejtën e tyre të lëvizjes së lirë, të cilën të drejtë për fat të keq nuk e kanë shfrytëzuar vetëm qytetarët e vendit tonë në Ballkanin Perëndimor”, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa vlerësoi edhe punën dhe bashkërenditjen e detyrat ndërmjet institucioneve. “Është punuar me përkushtimin më të madh në të gjitha rekomandimet e fundit të cilat kanë mbetur për t’u plotësuar, edhe ato sa i përket forcimit të shtetit ligjor, që janë të ndërlidhura me Këshillin Gjyqësor, përkatësisht me shtyllën e drejtësisë, edhe ato që kanë të bëjnë me Këshillin Prokurorial dhe me Prokurorinë e Shtetit, edhe ato që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me komunat, për të cilat ne kemi bashkërenditur aktivitetet në një gjerësi mjaft të madhe, edhe ato që kanë të bëjnë me prokurimin publik, që ndërlidhen me KRPP-në, edhe me Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe mendoj se edhe në këtë aspekt kemi arritur shumë”, tha kryeministri, duke shtuar se përveç përgatitjeve kadrovike është instaluar edhe mundësia që të aplikohet prokurimi elektronik që nga fillimi i këtij viti, dhe se me datën 15 do të kompletohet edhe përbërja e plotë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.
Kryeministri Mustafa tha po ashtu se është zgjidhur edhe çështja e Avokatit të Popullit dhe po ashtu janë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket shënimit të kufirit me Malin e Zi.
“Është aprovuar puna e Komisionit Shtetëror, do të jetë edhe një komision ndërkombëtar i cili edhe njëherë do ta rivlerësojë atë punë, në pikëpamje të respektimit të procedurave të shënimit të kufirit, por edhe të respektimit të dokumentacionit valid sa i përket shënimit të kufirit, në mënyrë që t’i heqim të gjitha dilemat dhe të gjitha dyshimet e çdo njeriu në Kosovë dhe që pastaj ajo të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në një moment të caktuar”, tha kryeministri Mustafa.
Duke falënderuar përfaqësuesit e institucioneve për punën e bërë, kryeministri Mustafa tha se të arriturat do të prezantohen para komisionit i cili do të jetë në Kosovë javën e ardhshme, duke shprehur bindjen se do të jetë komisioni i fundit dhe përfundimtar në këtë proces shumë të rëndësishëm.
“Procesi bëhet edhe më i rëndësishëm tani kur kemi të bëjmë me implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila do të hyj në fuqi më 1 prill të këtij viti, sepse kjo do t’iu mundësoj edhe qytetarëve tanë, edhe bizneseve tona që ato të qarkullojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian, të zhvillojnë bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me bizneset evropiane, e cila nuk do të mund të bëhej në mënyrë të plotë në qoftë se nuk do të kishim liberalizimin e vizave. Këtë e konsideroj si hap të rëndësishëm lidhur me integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe, po ashtu, si hap të rëndësishëm të reflektimit të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës, në përplotësimin e të gjitha kushteve, sepse në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me plotësimin formal të kushteve për liberalizim, por kemi të bëjmë me një përkushtim të institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë në vendin tonë, sepse të gjitha këto janë pjesë e funksionimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë sonë”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, tha se misioni vlerësues i ekspertëve nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga zyrtarët e Komisionit Evropian do të jenë në Kosovë më datën 17 dhe 18 mars për të verifikuar gjendjen faktike në terren lidhur me përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit të cilat kanë mbetur të hapura nga Raporti i fundit i Komisionit Evropian, publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.
“Ju i dini shumë mirë cilat janë ato tetë rekomandime të cilat në këtë raport kanë figuruar si të hapura dhe në të cilat nga ne është kërkuar që të bëhet më tepër punë, në mënyrë që të përmbyllen në tërësi”, tha ministri Çollaku, duke theksuar një për një tetë rekomandimet të cilat kanë figuruar në Raportin e fundit të KE-së lidhur me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Më tej, ministri i Integrimit Evropian, tha se ekspertë që do të vijnë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zyrtarët që do ta shoqërojnë këtë mision nga KE do të kenë takime me shumë zyrtarë të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Kjo vizitë e këtij misioni vlerësues dhe takimet e juaja me këta ekspertë janë të një rëndësie vitale për ne dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse ne presim që ky do të jetë misioni i fundit sepse faktikisht ne kemi menduar që nuk do të kishte nevojë fare në dhjetor që të kishim një mision tjetër vlerësues. Mirëpo, megjithatë ju e dini shumë mirë që në rastin e Kosovës, Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë treguar jashtëzakonisht strikt, më strikt se me këdo tjetër deri më tani. Dhe pikërisht me kërkesën e shteteve anëtare ka ardhur deri te ky mision i ri, mirëpo ne nuk kemi pse të jemi të brengosur për ardhjen e këtij misioni. Faktikisht ne jemi të lumtur që më në fund pas një vonese disa mujore, mund të them se Komisioni Evropian do të dërgoj këtë mision të ekspertëve. Ju e dini që ne kemi dorëzuar inputin zyrtarisht më 15 janar te Komisioni Evropian për përmbushjen e të gjitha kritereve të parapara me udhërrëfyes dhe përveç asaj edhe sot kam dërguar nja raport të fundit, në mënyrë që ky mision i ekspertëve ta ketë inputin e fundit në mënyrë që kur të vijnë në Kosovë ta dinë saktësisht se çfarë kemi bërë”, tha ministri Çollaku, duke shprehur bindjen e plotë se ky raport duhet të jetë pozitiv bazuar në argumente dhe fakte.
Ministri Çollaku, po ashtu, theksoi se ky mision do t’i paraprijë vizitës së komisionarit Avramopoulos në Kosovë, i cili, siç u shpreh Çollaku, kur të vij në Kosovë do të tregojë saktë se kur do të jepet rekomandimi pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Last modified: 10 Gusht, 2022
Thanks a lot for sharing this with all people you really realize what you’re speaking about! Bookmarked. Kindly additionally consult with my web site =). We will have a hyperlink change contract among us!
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 96487 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 11959 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 79157 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
Профессиональный сервисный центр по ремонту бытовой техники с выездом на дом.
Мы предлагаем: сервисные центры в москве
Наши мастера оперативно устранят неисправности вашего устройства в сервисе или с выездом на дом!
Профессиональный сервисный центр по ремонту компьютеров и ноутбуков в Москве.
Мы предлагаем: ремонт макбук срочно
Наши мастера оперативно устранят неисправности вашего устройства в сервисе или с выездом на дом!
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-mustafa-institucionet-e-kosoves-i-kane-permbushur-te-gjitha-kerkesat-dhe-rekomandimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]