Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin e pestë të Nën-Komitetit të MSA-së për bujqësinë, peshkimin dhe sigurinë ushqimore

25 Maj, 2021

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian u takuan në platformë virtuale për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit, sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe çështjeve fitosanitare. Diskutimi u mbajt në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill 2016. Diskutimi përfshiu një gamë të gjerë temash, duke përfshirë politikat, zhvillimet legjislative dhe ekzekutive në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë, forcimin e kontrolleve të importit të ushqimit dhe kafshëve, sistematizimin e futjes së të dhënave në databazën për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, shfrytëzimin e tokës dhe konsolidimin e tokës, statistikat e importit dhe eksportit bujqësor, bujqësinë organike dhe performancën e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Gjatë takimit u vlerësua që standardet e BE-së duhet të aplikohen në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, regjistrimin e kafshëve, praktikat e kultivimit të ushqimit, përpunimin e ushqimit, etiketimin e ushqimit dhe në tregti. Në garantimin e këtyre standardeve përfshihet një numër i organeve të kontrollit, nga zyrtarët shëndetësorë deri te inspektorët, veterinarët dhe laboratorët. Në Kosovë, këto organe janë vendosur pjesërisht dhe sigurojnë zbatimin detyrues të standardeve të BE-së.

Bujqësia dhe siguria ushqimore kanë përfituar nga asistenca e konsiderueshme e BE-së deri më tani, duke veçuar kontributin e BE-së në zhvillimin rural dhe në fushën e sigurisë ushqimore.

Konteksti

• Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është korniza në kuadër të së cilës BE-ja dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht për çështjet teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën Evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, të asistuar nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe Nën-Komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së ofrojnë input të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

• Çdo takim i nën-komiteteve monitoron dhe shoqëron realizimin e objektivave të Kosovës për reforma dhe identifikon sesi BE-ja mund të asistojë në këtë proces.

• Janë shtatë fusha që mbulohen përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve përkatëse: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

• Dy fusha të tjera që mbulohen përmes takimeve të grupeve të posaçme janë reforma e administratës publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

• Takimet e Komitetit dhe Nën-Komiteteve të SA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim përfundon me identifikimin e veprimeve pasuese të rëna dakord bashkërisht që duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Koha ndërmjet takimeve lejon implementimin e rekomandimeve dhe veprimeve pasuese të rëna dakord.

Last modified: 4 Gusht, 2022

14 Responses to " Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin e pestë të Nën-Komitetit të MSA-së për bujqësinë, peshkimin dhe sigurinë ushqimore "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-peste-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 41090 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-peste-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-peste-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  4. superkaya88 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-peste-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  5. Lakeya thotë:

    What’s Happening i am new to this, I stumbled upon this I’ve discovered
    It absolutely helpful and it has aided me out loads. I am hoping
    to contribute & aid other customers like its aided me.
    Good job.

  6. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-peste-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  7. check that thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-peste-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  8. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-peste-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

  9. Jaxx Liberty thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-peste-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesine-peshkimin-dhe-sigurine-ushqimore/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *