Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin e 3-të të nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, peshkim dhe siguri të ushqimit

16 Maj, 2019

Bruksel, 16 maj 2019 – Përfaqësuesit e Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe sigurisë së ushqimit. Diskutimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (SAA), e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016. Diskutimi ka mbuluar një gamë të gjerë temash, krahas zhvillimeve në politika, legjislativ dhe zbatim në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, gjithashtu edhe për avancimin e kontrolleve gjatë importit të ushqimit dhe kafshëve, duke forcuar sigurinë ushqimore brenda Kosovës, sistematizimin e futjes së të dhënave në bazën e të dhënave për identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve, shfrytëzimin e tokës dhe konsolidimin e tokës, statistikat e importit dhe eksportit në bujqësi dhe performancën e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë e ushqimit.

Standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, në regjistrimin e kafshëve, në atë se çfarë praktikash lejohen në kultivimin e ushqimit, në mënyrën se përpunohet ushqimi dhe pastaj si etiketohet dhe shitet. Një sërë organesh kontrolli janë të përfshirë në garantimin e këtyre standardeve: zyrtarë shëndetësorë, inspektorë, veterinerë, laboratore. Këto janë ngritur pjesërisht në Kosovë dhe janë në proces të zbatimit të standardeve të BE-së.

Informata mbi sfondin

• Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza në bazë të së cilës BE-ja dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike në lidhje me agjendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, i cili ndihmohet nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe nënkomitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acqui të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së kontribuojnë drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Europian.

• Çdo takim i Nënkomitetit monitoron dhe shoqëron rezultatin e Kosovës mbi reformat dhe identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

• Janë shtatë fusha që mbulohen përmes mbledhjeve sektoriale të nënkomiteteve, për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë; Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimin dhe Kulturën; Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet; Tregun e Brendshëm, Konkurrencën, Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësinë, Peshkatarinë, Pyjet, Sigurinë Ushqimore; Transportin, Mjedisin, Energjinë, Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

• Dy fusha të tjera të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme janë reforma e administratës publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

• Takimet e Komitetit të SA dhe Nënkomitetit bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton më veprime përcjellëse të dakorduara bashkërisht të cilat duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve përcjellëse të dakorduara. Konkluzionet e takimeve janë publike dhe janë në dispozicion në faqen e internetit të Zyrës së BE-së dhe në http://www.mei-ks.net.

Last modified: 5 Gusht, 2022

6 Responses to " Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin e 3-të të nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, peshkim dhe siguri të ushqimit "

  1. CNC boring mill thotë:

    Thanks for the concepts you are revealing on this blog site. Another thing I’d really like to say is that getting hold of duplicates of your credit rating in order to look at accuracy of each detail could be the first activity you have to conduct in credit repair. You are looking to freshen your credit reports from harmful details errors that ruin your credit score.

  2. nagaqq thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-3-te-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesi-peshkim-dhe-siguri-te-ushqimit/ […]

  3. sci-diyala thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 47491 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-3-te-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesi-peshkim-dhe-siguri-te-ushqimit/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-3-te-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesi-peshkim-dhe-siguri-te-ushqimit/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-3-te-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesi-peshkim-dhe-siguri-te-ushqimit/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajten-takimin-e-3-te-te-nen-komitetit-te-msa-se-per-bujqesi-peshkim-dhe-siguri-te-ushqimit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *