Prishtinë, 17 shtator 2013 – Nën kryesimin e Kryenegociatores për negociimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimi, znj. Vlora Çitaku, sot u mbajt takimi i dytë i Ekipit Negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Në takim ishin prezant ministrat dhe udhëhqës relevant të institucioneve të pavarura.
Në fjalën hyrëse, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, tha: “Kërkoj nga resorët përkatës qeveritarë që të angazhohen maksimalisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Procesi i negociimit të MSA-së do të jetë i bazuar në tri shtylla, të cilat duhet t’i kemi ndërmend përgjatë këtij procesi: (1) efiçenca kohore, (2) negociatat duhet të bazohen në fakte dhe statistikat dhe (3) llogaridhënia. Duhet të kemi qasje të bazuar në studime empirike të mirëfillta. E kemi përmbushur një parakusht kur e kemi nxjerr dokumentin e quajtur ‘Vlerësim i ndikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit’. Tani është me rëndësi që vlerësimi të përditësohet sipas nevojës për t’u siguruar që si përfundim do të kemi një marrëveshje që do t’i qëndrojë kohës dhe do të reflektojë nevojat e industrisë dhe të sektorit të bujqësisë”.
Kryenegociatorja për negociimin e MSA-së, znj. Vlora Çitaku, tha: “Në kuadër të procesit negociator do të mbahen 4 takime në nivel të Kryenegociatorëve – ato do të mbahen në muajin tetor, nëntor, shkurt dhe maj. Në ndërkohë këto takime do të plotësohen me takime të Grupeve Punuese. Negociatat do të zhvillohen në kuadër të 3 grupeve punuese: Grupi punues për çështje tregtare; Grupi punues për përafrim të legjislacionit dhe Grupi punues për politikat e bashkëpunimit. Duhet të kuptojm drejtë që afatet kohore që do të vendosen në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi do të kanë karakterin e afateve obligative si pjesë e marrëveshjes kontraktuale, me karakter ndërkombëtarë. Prandaj, ftoj të gjitha institucionet, që nga fillimi i procesit, të kanë parasysh kapacitetet administrative dhe financiare kur është fjala për zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja Stabilizim Asociimi.”
Gjatë takimit Ministrat përgjegjës kanë prezantuar pozicionet fillestare negociuese në kuadër të përafrimit të legjislacionit të paraparë me Marrëveshjen Stabilizim Asociimit, në fushën e levizjes së lire të kapitalit, themelimit të ndërmarrjeve, ndihmës shtetërore, konkurrences, ndërmjarrjeve publike, etj. Këto pozicionet negociuese do të janë pikënisje e diskutimeve ndërmjet ekipeve tona dhe ekipeve të Komisionit Evropian.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohen-pergatitjet-per-marreveshjen-stabilizim-asociimit/ […]
cafe
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohen-pergatitjet-per-marreveshjen-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohen-pergatitjet-per-marreveshjen-stabilizim-asociimit/ […]