Prishtinë, 26 tetor 2015 – Sot, nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, u mbajt takimi i radhës i Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donacioneve.
Gjatë takimit janë prezantuar të gjeturat kryesore të Raportit të Donacioneve për vitin 2014, si dhe prioritet e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në hapje të takimit, kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm viteve të fundit në çdo sferë të shoqërisë dhe se ky progres, u realizua falë bashkëpunimit dhe ndihmës së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.
“Kam kënaqësi të veçantë që sot të marrë pjesë në hapjen e takimit tonë të Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donacioneve. Veçmas jam i lumtur që këtë po e bëjmë një ditë para se të shkoj në Strasburg, së bashku me ministrin e Integrimeve Evropiane, për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që është një marrëveshje tepër e rëndësishme për ne, sepse hap dyert tona që ne të kemi marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe të kemi një cilësi krejt tjetër të bashkëpunimit ekonomik me vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri Mustafa, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me reformat e gjithmbarshme për të mirën e qytetarëve dhe për një perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu tha se procesi i nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim është fillimi i një rruge të gjatë, që do të bëhet për t’iu ofruar shoqërisë së Bashkimit Evropian.
“Në një rrugë për të cilën ne nuk kemi alternativë tjetër, sepse kjo rrugë është përkrahur dhe përqafuar nga qytetarët tanë dhe nga gjithë miqtë tanë ”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.
Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, prezantoj Raportin Vjetor për Koordinimin e Donacioneve për vitin 2014. Ministri Çollaku njoftoi pjesëmarrësit që gjatë vitit 2014, në Kosovë janë alokuar 212.4 milion euro donacione, me fokus në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit. Donatorët më të mëdhenj kanë mbetur të pa ndryshueshëm siç është Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Donatorët kanë mbështetur sektorët që janë prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Çollaku.
Shefi i Njësisë Politike, Ekonomike dhe Integrimit Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë z. Thomas Gnocchi, ka theksuar se sipas Raportit Vjetor mbi aktivitetet e donatorëve, BE-ja është donatori më i madh në Kosovë, me pothuajse gjysmën e të gjitha fondeve të cilat i merr Kosova.
“Për vitet 2007-2013, janë alokuar 637. 6 milion Euro që e bën Kosovën përfituesin më të madh neto të asistencës së BE-së për kokë banori (354,2 euro për kokë banori). Për periudhën 2014-2020, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit është ndarë totali prej 645 milionë euro”, ka thënë Gnocchi.
Ndër të tjera, z. Gnocchi ka theksuar se BE-ja ka mbështetur masat për efiçiencë të energjisë në 63 shkolla nëpër Kosovë dhe 2 spitalet në Prishtinë, ka zgjeruar impiantin për trajtimin e ujit në Shipol të Mitrovicës dhe gjithashtu ka shtuar se fondet e BE-së janë përdorur për rehabilitimin, zgjerimin dhe përmirësimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, i cili ka përmirësuar ngrohjen për mbi 11,000 ekonomi familjare.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, z. Greg Delawie, ka thënë:
“Që Kosova të arrijë ngritje të qëndrueshme ekonomike, progresi është i nevojshëm në të gjitha shtyllat e Strategjisë së zhvillimit kombëtar. Kosova duhet të zhvillojë resurset njerëzore, të përmirësojë sundimin e ligjit, të rrisë konkurrencën në sektorin privat dhe të zhvillojë infrastrukturën. Këto shtylla rreshtohen në prioritetet e ambasadës sonë të cilat janë përmirësimi i sundimit të ligjit, siguria rajonale dhe zhvillimi ekonomik”.
Në vazhdimësi të takimit, zëvendësministri i Financave z. Agim Krasniqi prezantoi draft-Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, dhe prioritetet kryesore zhvillimore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 65888 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 1731 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 27885 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
CBD exceeded my expectations in every way thanks gummies for sleep. I’ve struggled with insomnia looking for years, and after tiring CBD for the first age, I lastly experienced a complete night of calm sleep. It was like a weight had been lifted off my shoulders. The calming effects were merciful after all scholarly, allowing me to roam slow obviously without sympathies woozy the next morning. I also noticed a reduction in my daytime apprehension, which was an unexpected but welcome bonus. The taste was a fraction shameless, but nothing intolerable. Overall, CBD has been a game-changer quest of my siesta and anxiety issues, and I’m thankful to have discovered its benefits.
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-kosova-perfituese-e-mbi-200-milion-eurove-donacione-gjate-2014-es/ […]