Divizioni për Zhvillim Ekonomik dhe Social
- Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Zhvillim Ekonomik dhe Social janë:
1.1. Koordinimi i planifikimit dhe programimit të ndihmës së BE-së dhe donatorëve të tjerë, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social;
1.2. Ofrimi i mbështetjes për përgatitjen e politikave dhe dokumenteve strategjike për sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social;
1.3. Ofrimi i mbështetjes për koordinimin e ndihmës në kuadër të nismave rajonale të BE-së, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social;
1.4. Ofrimi i mbështetjes për përgatitjen e marrëveshjeve financiare ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe BE-së, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social;
1.5. Ofrimi i mbështetjes për aktivitetet e strukturave për koordinimin e donatorëve në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social;
1.6. Ofrimi i mbështetjes për zhvillimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve, lidhur me procesin e koordinimit të bashkëpunimit për zhvillim, për institucionet përgjegjëse në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social.
- Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillim Ekonomik dhe Social raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve në Divizionin për Zhvillim Ekonomik dhe Social është pesë (5).