Divizioni për Drejtësi, Liri dhe Siguri
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri janë:
1.1. Koordinimi i procesit të stabilizim-asociimit, në kuadër të kapitujve negociues 24 dhe 31;
1.2. Koordinimi i strukturave negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 24 dhe 31;
1.3. Koordinimi i përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të dokumenteve të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 24 dhe 31;
1.4. Koordinimi i raportimit të rregullt te Komisioni Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 24 dhe 31;
1.5. Ofrimi i mbështetjes për avancimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis), në kuadër të kapitujve negociues 24 dhe 31;
1.6. Ofrimi i mbështetjes në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis, në kuadër të kapitujve negociues 24 dhe 31.
- Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve në Divizionin për Drejtësi, Liri dhe Siguri është tre (3).