Prishtinë, 7 Shkurt 2020 – Ministri i Integrimit Evropian, Z. Blerim Reka priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Znj. Danijela Barišić, pasi që Kroacia kryeson me BE-në.
Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit dhe të koordinimit për prioritetet kyçe dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Ambasadorja Barišić njoftoi Ministrin Reka për prioritetet e zgjerimit dhe përgatitjet e Kroacisë si udhëheqëse e Samitit të Zagrebit që organizohet në maj.
Me këtë rast Ministri Reka, potencoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe kërkoi mbështetje nga Kroacia si vend mik i Kosovës, për dinamizëm të Agjendës Evropiane, respektivisht për finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën, si prioritet afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE.
Më tutje, gjatë takimit u ri konfirmua bashkëpunimi dhe u diskutua për avancimin e potencialit në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.
Last modified: August 5, 2022