Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Sh.T. Georg Schnetzer

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Sh.T. Georg Schnetzer.

Takimi u zhvillua si vazhdimësi e takimit të mbajtur në Vjenë ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Kancelarit të Austrisë, z. Christian Stocker, ku Kryenegociatori Zulfaj takoi Ministren Federale për Evropë, Integrim dhe Familje, znj. Claudia Bauer.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Kosovës në BE, në zbatimin e reformave në Planin e Rritjes dhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë. Z. Zulfaj theksoi se Kosova është e fokusuar në zbatimin e reformave me përkushtim dhe nënvizoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të marrë vendimin për statusin e vendit kandidat dhe hapjes së negociatave.

Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi ambsadorin Schnetzer për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors