Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, përfundoi pjesëmarrjen në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, të mbajtur më 10–11 Maj në Nikosia, Qipro.
Në ditën e dytë, z. Zulfaj morri pjesë në sesionin tematik mbi zgjerimin. Duke falënderuar presidencën Qipriote të BE-së për organizimin, në fjalën e tij z. Zulfaj theksoi rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe hapjen e negociatave me BE-në.
Këtë mesazh, Kryenegociatori Zulfaj pati rastin ta shtyjë edhe në darkën e punës si dhe në margjina të samitit me ministra, udhëheqës të delegacioneve dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, duke përfshirë z. Gert Jan Koopman, Drejtorin e Përgjithshëm të DG ENEST të Komisionit Evropian; z. Joakim Strand, Ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës; z. Benjamin Haddad, Ministrin e Deleguar nga Franca për Çështjet Evropiane; z. Christian Danielsson, Sekretar i Shtetit pranë Ministrit për Çështje të Bashkimit Evropian të Suedisë; z. Frank Arnauts, Drejtor për Politika Strategjike të BE-së në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Evropiane dhe Koordinim të Belgjikës; dhe z. Angèle Da Cruz, Ambasadore e Luksemburgut në Turqi.







