Sot u zhvillua takimi koordinues për Kornizën e ardhshme Financiare Shumëvjeçare të Bashkimit Evropian (MFF) për periudhën 2028–2034, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të BE-së dhe drejtorëve të departamenteve përgjegjëse për procesin e anëtarësimit në BE në institucionet e Qeverisë së Kosovës

Sot u zhvillua takimi koordinues për Kornizën e ardhshme Financiare Shumëvjeçare të Bashkimit Evropian (MFF) për periudhën 2028–2034, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të BE-së dhe drejtorëve të departamenteve përgjegjëse për procesin e anëtarësimit në BE në institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Takimi u përqendrua në përgatitjet për instrumentet e reja financiare të BE-së, përcaktimin e prioriteteve kombëtare dhe planifikimin e reformave dhe investimeve për periudhën e ardhshme.

Në një kohë kur Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 njeh përparimin e Kosovës në planifikimin dhe monitorimin e mbështetjes financiare të BE-së, vëmendja tani duhet të përqendrohet në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale për menaxhimin dhe zbatimin e fondeve evropiane.

Koordinimi ndërinstitucional dhe përgatitjet e hershme janë thelbësore për të siguruar që Kosova të jetë e gatshme të shfrytëzojë mundësitë e kornizës së re financiare, duke i ndërlidhur prioritetet zhvillimore të vendit me reformat në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors