Kryenegociatori Zulfaj dhe Guvernatori i BQK-së Ismaili diskutojnë hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit të Kosovës në SEPA

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z.Ahmet Ismaili, në fokus të së cilit ishin përgatitjet për dorëzimin e aplikimit të Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.

Kryenegociatori Zulfaj e falenderoi Guvernatorin Ismaili për punën dhe angazhimin e BQK-së, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit në SEPA si një nga përfitimet konkrete të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të mundësonte pagesa ndërkufitare më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më të ulët për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua koordinimit institucional dhe bashkëpunimit me partnerët evropianë për të mbështetur avancimin e procesit pas dorëzimit të aplikimit. U diskutuan gjithashtu për reformat në sektorin financiar dhe përparimi në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit, në kuadër të përmbushjes së obligimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors