Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, z. Jeton Zulfaj, takoi në Bruksel përfaqësues diplomatikë nga Misionet e Përhershme të shteteve anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, z. Jeton Zulfaj, takoi në Bruksel përfaqësues diplomatikë nga Misionet e Përhershme të shteteve anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Në praninë e 30 diplomatëve nga Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Irlanda, Italia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia dhe Suedia si dhe institucionet kryesore vendimmarrëse të BE-së, Kryenegociatori Zulfaj shpalosi progresin e Kosovës dhe kërkoi avancimin drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.

Kryenegociatori Zulfaj i falënderoi diplomatët e pranishëm për mbështetjen dhe kontributin e shteteve të tyre ndaj Kosovës dhe theksoi përkushtimin e qeverisë dhe institucioneve për shtyerjen përpara të Agjendës së Reformave.

Në një bashkëbisedim përmbajtësor u diskutua për të gjitha çështjet që e shoqërojnë progresin e Kosovës dhe sfidat me të cilat përballet vendi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke mos injoruar sfidat në proces, Kryenegociatori theksoi që pozicioni aktual i Kosovës me statusin potencial kandidat nuk reflekton progresin e vendit në krahasim me vendet tjera të rajonit. Kosova renditet lart në indekset e ndryshme ndërkombëtare që masin progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik.

Kryenegociatori Zulfaj u shoqërua edhe nga Kryenegociatori i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë njëherësh Shef i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Bruksel, Ambasadori Agron Bajrami.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors