z. Jeton Zulfaj, mori pjesë në panelin e titulluar “Zëri i Rajonit: Rruga e Ballkanit në një botë konkurruese”, në kuadër të forumit “BE-ja takon Ballkanin”

Me ftesë të Forumit Liberal Evropian, në bashkëpunim me Partinë ALDE dhe Klubin Atlantik të Bullgarisë, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, z. Jeton Zulfaj, mori pjesë në panelin e titulluar “Zëri i Rajonit: Rruga e Ballkanit në një botë konkurruese”, në kuadër të forumit “BE-ja takon Ballkanin”.

Gjatë intervenimit të tij, Kryenegociatori Zulfaj bëri thirrje për avancimin e Kosovës drejt marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Ai theksoi se Kosova i ka përmbushur kriteret dhe i ka kryer detyrat e saj të shtëpisë, ndërsa tani është koha që edhe BE-ja të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta çuar procesin përpara. Në këtë drejtim, ai veçoi arritjet e Republikës së Kosovës si një nga demokracitë më të zhvilluara në rajon, me rritje të qëndrueshme ekonomike dhe progres shoqëror, si dhe me përafrim të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Kryenegociatori Zulfaj theksoi gjithashtu se avancimi i Kosovës në rrugën drejt BE-së është interes i përbashkët i Kosovës dhe i vetë Bashkimit Evropian, pasi kjo kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors