Takim me drejtorin e Institutit, z. Botond Feledy, dhe pjesëmarrja në diskutimin “Perspektiva e Kosovës në BE, roli i BE-së në Kosovë dhe tejkalimi i sfidave të zgjerimit”

Gjatë vizitës në Budapest, me ftesë të Institutit Hungarez për Çështje Ndërkombëtare, takova drejtorin e Institutit, z. Botond Feledy, dhe më pas mora pjesë në diskutimin “Perspektiva e Kosovës në BE, roli i BE-së në Kosovë dhe tejkalimi i sfidave të zgjerimit”.

Me ekspertë që e njohin mirë rajonin dhe Kosovën, diskutuam për përparimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë, kontributin e Kosovës në sigurinë rajonale dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Theksova se Kosova është ndër demokracitë më të zhvilluara në rajon dhe i jeton vlerat evropiane. Anëtarësimi në BE është vullnetar, për ata që duan të anëtarësohen dhe ndajnë vlerat e përbashkëta me BE-në. Kosova ka orientim të qartë transatlantik me mbështetje të gjerë qytetare. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian.

Anëtarësimi në NATO dhe në Këshillin e Evropës është pjesë e këtij orientimi, që kontribuon në zhvillimin demokratik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe në sigurinë e rajonit.

Kosova dhe Hungaria kanë interesa të përbashkëta për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit. Biseda të tilla na ndihmojnë të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin dhe të hapim rrugë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors