Në margjinat e ministerialit në Dublin kisha kënaqësinë të takohem me Z. Carl Hertzell, Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë

Në margjinat e ministerialit në Dublin kisha kënaqësinë të takohem me Z. Carl Hertzell, Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë.

E falënderova Z. Hertzell dhe i shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës ndër dekada. Si njëra ndër shtetet me përkrahjen më të lartë publike për zgjerimin e BE-së, Suedia është zë i rëndësishëm në mbështetjen e avancimit të Kosovës në procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.

Me Z. Hertzel diskutuam për mënyrat se si mbështetja e Suedisë mund të ndihmojë në krijimin e një konsensusi më të gjerë mes shteteve anëtare për avancimin e statusit kandidat.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors