Në Dublin të Irlandës, në Takimin Joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, para fillimit të programit zyrtar, zhvillova një takim me znj. Milena Hrdinková, Këshilltare Kryesore Diplomatike për Çështje të BE-së e Kryeministrit dhe Sherpa për Këshillin Evropian e Republikës Çeke

Në Dublin të Irlandës, në Takimin Joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, para fillimit të programit zyrtar, zhvillova një takim me znj. Milena Hrdinková, Këshilltare Kryesore Diplomatike për Çështje të BE-së e Kryeministrit dhe Sherpa për Këshillin Evropian e Republikës Çeke.

E falënderova znj. Hrdinková për mbështetjen e Republikës Çeke në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

Ishte pikërisht gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, në dhjetor të vitit 2022, që Kryeministri Kurti dorëzoi në Pragë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot, mbështetja e Çekisë mbetet e rëndësishme për avancimin e këtij aplikimi dhe për hapat e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit theksova rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet anëtare, në mënyrë që mbështetja të kthehet në hapa konkretë drejt marrjes së statusit kandidat dhe hapjes së negociatave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors