Mali i Zi po bën hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe përvoja e tij në këtë proces është e vlefshme për Kosovën në funksion të përgatitjeve për fazat e ardhshme. Pas punëtorisë për shkëmbimin e përvojave të zhvilluar së fundmi në Tiranë me ekipin negociues të Shqipërisë, Kryenegociatori Zulfaj shprehu interesimin që një shkëmbim i tillë të zhvillohet edhe me Malin e Zi.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe Procesin e Berlinit. Mali i Zi është për herë të parë nikoqir i Procesit të Berlinit këtë vit, prandaj në takim u bisedua për mundësitë që ofron ky proces për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të rajonit.
Procesi i Berlinit është platformë e rëndësishme për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tij duhet të zbatohen, pasi prej tyre përfitojnë të gjithë qytetarët e rajonit, e sidomos të rinjtë.



