Kryenegociatori Zulfaj mirëpriti në takim Dr. Anton Hofreiter, Kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman dhe deputetin e Aleancës 90/Të Gjelbrit

Kryenegociatori Zulfaj mirëpriti në takim Dr. Anton Hofreiter, Kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman dhe deputetin e Aleancës 90/Të Gjelbrit.

Javën që shkoi u prit në Bundestagun Gjerman nga Dr. Anton Hofreiter, Kryetari i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian, ndërsa sot Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, e mirëpriti atë në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në vazhdimësi të diskutimeve të zhvilluara javën e kaluar në Berlin, Kryenegociatori Zulfaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është në interesin strategjik të përbashkët të Kosovës dhe të BE-së. Ai nënvizoi se Gjermania ka investuar në sigurinë e zhvillimin Kosovës, ndërsa Kosova e ka shndërruar këtë mbështetje në një demokraci të konsoliduar, që shërben si shembull në Ballkanin Perëndimor.

Kosova është plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave themelore të përcaktuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Kryenegociatori Zulfaj nënvizoi rëndësinë e mbështetjes aktive dhe angazhimit proaktiv të Bundestagut Gjerman për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit në BE.

Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e stabilitetit institucional në funksion të reformave dhe avancimit drejt anëtarësimit në BE. Kuvendi funksional është i domosdoshëm për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, ndryshe rrezikohen fondet e dedikuara për reforma.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors