Kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj, priti sot Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

Kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj, priti sot Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot.

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, në një takim të fokusuar në agjendën evropiane të Kosovës.

Ambasadori Guérot e uroi z. Zulfaj për pozitën e re dhe shprehu mbështetjen për procesin e reformave.

Zbatimi i Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes dhe prioritetet e qeverisë drejt anëtarësimit në BE ishin temë e diskutimit. Z. Zulfaj theksoi se prioritet i qeverisë është zyrtarizimi i statusit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, të cilat janë në funksion të zhvillimit ekonomik, avancimit demokratik dhe mirëqenies së qytetarëve.

Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për Kosovën sigurojnë kushte dhe mundësi të barabarta drejt avancimit per anetaresim ne BE.

Në takim u bisedua edhe për tema aktuale me interes të përbashkët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors