Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux.

Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Hungarisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe theksoi nevojën për angazhim të koordinuar për të avancuar agjendën e integrimit.

Kosova ndan dhe mbron vlerat e përbashkëta me Bashkimin Evropian. Avancimi demokratik, zhvillimi ekonomik dhe linjëzimi i plotë me politikën e jashtme të BE-së duhet të përkthehen në vendimmarrje, në statusin kandidat dhe në hapjen e negociatave për anëtarësim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors