Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim drejtorin e platformës CiviKos, Dardan Kryeziu, dhe menaxheren e projekteve, Gresa Berisha

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim drejtorin e platformës CiviKos, Dardan Kryeziu, dhe menaxheren e projekteve, Gresa Berisha.

Në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile në avancimin e agjendës evropiane në përgjithësi dhe të Agjendës së Reformave në veçanti. Z. Zulfaj theksoi se reformat, në thelb, janë veprime të orientuara drejt zhvillimit ekonomik, avancimit demokratik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët. Prandaj, përfshirja e shoqërisë civile përbën një kontribut të rëndësishëm.

Agjenda e Reformave përmban 111 hapa të ndarë në pesë fusha të politikave, ndërsa ambiciet tona për transformim socio-ekonomik janë edhe më të gjera. Në këtë drejtim, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të strukturuar me shoqërinë civile përmes platformës së CiviKos-it në shërbim të transparencës dhe informimit sa më të mirë.

Integrimi në Bashkimin Evropian është, mbi të gjitha, një proces transformimi institucional dhe shoqëror, i cili kërkon angazhim mbarëshoqëror.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors