Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, u prit në Budapest nga z. Balázs Péter Molnár, zëvendëssekretar shtetëror për politikën evropiane në Zyrën e Kryeministrit të Hungarisë.
Në takim Kryenegociatori Zulfaj theksoi se zgjerimi i BE-së duhet të mbetet proces i bazuar në merita. Për Kosovën, avancimi në këtë proces do të ishte njohje e progresit të saj dhe hapje e mundësive të reja për reforma që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
U diskutua edhe Mburoja Evropiane e Demokracisë në prag të takimit të 13 tetorit në Luksemburg.
Kryenegociatori e falënderoi zëvendëssekretarin Molnár për pritjen dhe theksoi se Kosova synon të thellojë marrëdhëniet me Hungarinë përmes dialogut politik dhe bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit në BE.




