Sot, në mbledhjen e 11-të të Qeverisë, u miratuan dy prej tyre që kërkojnë votim nga Kuvendi:
• Amendamenti i Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, që mundëson zgjatjen e Young Cell Scheme deri në tetor 2027;
• Amendamenti për IPA 2020, që mundëson kontraktimin e grantit prej 17.6 milionë euro për projektin e ngrohjes qendrore në Prishtinë.
Young Cell Scheme mbetet një nga programet më të suksesshme të bashkëpunimit me BE-në, duke mbështetur të rinjtë për studime në univerzitetet më të mira të BE-së dhe kthimin e tyre për të kontribuar në institucionet e Kosovës.
Projekti i ngrohjes qendrore ka impakt të madh në sistemin energjetik: parashihet zgjerim i rrjetit me rreth 90%, duke përfshirë mbi 20.700 njësi dhe rreth 82.000 banorë, duke rritur efikasitetin energjetik dhe duke ulur ndotjen e ajrit.
Këto zhvillime shënojnë një hap konkret drejt përshpejtimit të zbatimit të projekteve dhe thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.