Kënaqësi të takohem këtë javë me Z. Matti Nissinen, ish-Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, i cili tani shërben si Drejtor për Evropën Juglindore dhe Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.
Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe mënyrat se si Finlanda mund të kontribuojë në avancimin e Kosovës, veçanërisht në sigurimin e mbështetjes së mëtejshme nga shtetet anëtare të BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapat e radhës drejt anëtarësimit.
Mirënjohës për miqësinë e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.





