Gjatë vizitës së tij në Suedi, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, u takua me znj. Petra Burcher, Udhëheqëse e Njësisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA)

Gjatë vizitës së tij në Suedi, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, u takua me znj. Petra Burcher, Udhëheqëse e Njësisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA). Takimi u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm.

Z. Zulfaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë të Suedisë për Kosovën që nga viti 1999, si dhe për rolin e rëndësishëm që Sida ka luajtur në mbështetjen e zhvillimit demokratik, forcimin e institucioneve dhe avancimin e reformave në vend.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij në fusha kyçe si qeverisja demokratike, qeverisja lokale, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, barazia gjinore, përfshirja sociale, si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për hartimin dhe zbatimin e politikave publike.

Z. Zulfaj foli për progresin e Kosovës në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së dhe prioritetet e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ai theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të rritur kapacitetet absorbuese dhe efektivitetin në zbatimin e reformave, me synim shfrytëzimin sa më të mirë të mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë dhe krijimin e rezultateve të prekshme për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors